• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbardhet dëshmia e kolegut të policit që qëlloi Klodian Rashën: Mes tyre pati përleshje fizike

15/12/2020
Zbardhet dëshmia e kolegut të policit që qëlloi Klodian Rashën: Mes tyre pati përleshje fizike

Zbardhet dëshmia e kolegut të Nevaldo Hajdërat që e shoqëronte natën kur ekzekutoi të riun Klodian Rasha. Gazetarja Klodiana Lala tregoi në studion e News 24 më tepër detaje rreth kësaj deklarate.

“Vetëm autori nuk pranon se ka pasur përplasje fizike me KLodian Rashës, ndërsa kolegu i tij e përgënjeshtron këtë. Në një moment, thotë ai, Klodian Rasha dhe efektivi janë përleshur fizikisht, ndërsa shton se vetë ka qenë në disntancë 100 metra. Sipas tij, kolegu ka rënë në tokë dhe në atë moment ka qëlluar dy herë ndaj të riut. Unë kam qenë mbrëmë te familja e Klodian Rashës dhe më thanë se ai kishte shenja në fytyrë. Në fakt ata kishin dhe foto të Klodianit pas vdekjes. Gjithashtu, familja Rasha pretendon se djali i tyre është qëlluar me dy plumba, ndërsa në dosje thuhet se njëri plumb e ka kapur në shpatull, kurse plaga në kokë është një plumb që e ka kapur shkarazi. Autori pretendon se e përdori armën pasi kishte frikë se Klodian Rasha ishte i armatosur, por ky i fundit nuk ka pasur armë. Familja Rasha ka dyshime të forta se policia ka tentuar të manipulojë ngjarjen” 

Prokuroria e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me hetimet që po bëhen për vrasjen e Klodjan Rashës nga oficeri i policisë, Nevaldo Hajdaraj.mNë një njoftim zyrtar për media, prokuroria thotë se mekanizmi i ngjarjes është i qartë dhe i zbardhur në mënyrë të plotë, dhe do reflektohet me ndryshimin e kualifikimit ligjor të veprës së kryer. Por prokuroria hedh poshtë pretendimet se Klodian Rasha është dhunuar para se të vritej nga polici Nevaldo Hajdaraj.

Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës:

Duke marrë shkak nga vëmendja e opinionit publik, me qëllim informimin sa më të plotë, në lidhje me ecurinë e hetimeve që ka të bëjë me ngjarjen e datës 08.12.2020, që lidhet me vrasjen e shtetasit Klodian Rasha nga punonjësi i policisë Nevaldo Hajdaraj, si dhe duke respektuar dispozitat e Kodit te Procedurës Penale në lidhje me sjelljen e subjekteve proceduriale penale në raport me kryerjen e një vepre penale, Ju informojmë sa më poshte:

Që nga momenti i parë, veprimet hetimore janë kryer në kontrollin e Prokurorisë, sipas normave procedurale. Është krijuar grupi hetimor, i përbërë nga shërbimet e policisë gjyqësore të strukturave të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, Drejtoria, Tirane, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles se Pare, Tiranë, të cilët menjeherë pas njoftimit për ngjarjen e sipërcituar kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor, në vendin e ngjarjes si dhe në ditët në vijim kanë realizuar veprimet e para hetimore të domosdoshme dhe të nevojshme, që kanë të bëjnë me këqyrjen e vendit të ngjarjes, këqyrjen e kufomës, pyetje të shtetasve të ndryshëm, marrjen dhe ekzaminimin e pamjeve filmike, si dhe veprime qe kanë të bëjnë me identifikimin e mekanizimit te ngjarjes dhe të veprimeve të kryera nga subjektet proceduriale, autori i veprës penale, viktima si dhe subjekte te tjera.

Pas ngjarjes së ndodhur, dhe deri tani, janë realizuar një sërë veprimesh hetimore, shteruese, ezauruese, efikase, te pandikuara dhe pa pjesëmarrjen në kryerjen e këtyre veprimeve të shërbimeve të strukturave të Policisë së Shtetit, me qëllimin e vetem, identifikimin sa më të plotë, shkencor dhe teknik të mekanizimit të ngjarjes si dhe të identifikimit të përgjegjësisë penale të autorit të ngjarjes.

Kryerja e veprimeve hetimore në drejtim të mekanizimit të ngjarjes, dhe identifikimit të përgjegjësisë penale të autorit, ku deri në këtë njoftim, shprehemi të bindur se veprimet hetimore në lidhje me këto rrethana janë në përfundim të tyre, dhe mekanizmi i ngjarjes është i qartë dhe i zbardhur në mënyrë të plotë, dhe do reflektohet me ndryshimin e kualifikimit ligjor të veprës së kryer.

Nisur nga reagime të ndryshme, në mediat audio-vizive dhe ato të shkruara, në lidhje me pretendimet për konflikt fizik, keqtrajtim të kufomës, përpara ndjekjes, gjatë ndjekjes dhe pas goditjes me arme zjarri nga autori i ngjarjes apo persona të tjerë, e ndjejmë me vend të sqarojmë, duke respektuar dispozitat e Kodit te Procedures Penale për sekretin hetimor, se në bazë të provave të pakundërshtueshme, të administruara, nuk ka patur përdorim dhune.

Grupi hetimor, krahas hetimit në lidhje me identifikimin e mekanizimit të ngjarjes si dhe të përgjegjësise ligjore te autorit të ngjarjes, ka kryer dhe është në vijim të kryerjes të veprimeve hetimore qe kane per objekt identifikimin e autorësisë të armës te zjarrit të gjetur në Rrugen ‘At Zef Valentini’, si dhe mekanizimit te rrethanave te gjetjes së saj.

Jemi në rang të kryerjes së veprimeve të plota hetimore, dhe garantojmë opinionin publik për pavarësinë e tyre, në respektim të plotë të normave procedurale në fuqi.

Shprehim gadishmërinë tonë në përmbushjen e detyrave kushtetuese, duke i kërkuar opinionit publik, medias vizive dhe asaj të shkruar, dhe vëçanërisht familjarëve të të ndjerit Klodian Rasha, besim të plotë në një hetim objektiv dhe të shpejtë, me qëllim vënien në përgjegjësinë e duhur penale të autorit dhë dënimin e tij sipas ligjit.

Tiranë me 15.12.2020

Related Posts

Deputetja e Vlorës: Në mars ’97 protestoja kundër Sali Berishës, sot jemi kolegë në Parlament
Kryesore

Deputetja e Vlorës: Në mars ’97 protestoja kundër Sali Berishës, sot jemi kolegë në Parlament

30/01/2026
Shqiptari nga Gjirokastra plagoset me thikë në burgun grek (Emri)
Kryesore

Shqiptari nga Gjirokastra plagoset me thikë në burgun grek (Emri)

29/01/2026
Shi, furtunë dhe përmbytje, bashkia jep alarmin
Kryesore

Paralajmërimi/ Rikthehen reshjet intensive në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Korçë

29/01/2026
Flet kushëriri i shqiptarit që humbi jetën në aksidentin e tifozëve të PAOK-ut
Kryesore

Flet kushëriri i shqiptarit që humbi jetën në aksidentin e tifozëve të PAOK-ut

29/01/2026
Vendim i qeverisë: Agjencitë funerale do të hapen me licencë
Kryesore

Shkarkohet drejtori i Doganave, qeveria e emëron zëvendësministër

28/01/2026
Kamionçina e përmbysur, pamje nga aksidenti me vdekje në Tepelenë (FOTO)
Kryesore

Kamionçina e përmbysur, pamje nga aksidenti me vdekje në Tepelenë (FOTO)

28/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Champions League/ Hidhet shorti për “play off”, Inter “peshkon” Bodo Glimt, Real rigjen Mourinhon, derbi francez Monaco-PSG

Champions League/ Hidhet shorti për “play off”, Inter “peshkon” Bodo Glimt, Real rigjen Mourinhon, derbi francez Monaco-PSG

30/01/2026
ZYRTARE/ Vllaznia bën “bingo”, rikthen Kevin Dodaj në Shkodër

ZYRTARE/ Vllaznia bën “bingo”, rikthen Kevin Dodaj në Shkodër

30/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al