• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbardhen emrat, këta janë policët e Vlorës që lejuan kultivimin e kanabisit

14/12/2020

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) deklaron se gjashtë efektivë policie në Vlorë janë nën akuzë për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se kanë lejuar kultivimin e kanabisit. Një nga efektivët është arrestuar, një është shpallur në kërkim dhe katër po hetohen në gjendje të lirë.

SHÇBA thekson se dyshohet se në keqpërdorim të atributeve që u jepte detyra, “efektivët kanë lejuar këtë veprimtari të kundërligjshme, kryer nga persona të ndryshëm, duke konsumuar elementët e “Shpërdorimit të detyrës”. Me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë favorizuar persona të ndryshëm në veprimtarinë e kultivimit të narkotikëve” thuhet në njoftim. Efektivët janë pezulluar nga detyra.

Punonjësit e policisë së proceduar janë:

David Faka 56 vjeç, Oficer i Patrullës së Përgjithshme, me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”;

Isa J. 39 vjeç, SPZ në Njësinë Administrative Horë, Bashkia Himarë, me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, në mungesë, për të cilin u bë shpallja në kërkim;

Arjan Tase 36 vjeç, ish-Shef i Komisariatit të Policisë Himarë, me masë sigurimi personal të karakterit ndalues ”Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe atë me karakter shtrëngues “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”;

Artur Veshaj 54 vjeç, Specialist për Hetimin e Krimeve/Përgjegjës i Shërbimeve për Krimet, me masë personal të karakterit ndalues ”Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe atë me karakter shtrëngues “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”;

Ilir Kadena 49 vjeç, Specialist për Hetimin e Krimeve, me masë sigurimi personal të karakterit ndalues ”Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe atë me karakter shtrëngues “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”;

Alem Llanaj 26 vjeç, Oficer i Patrullës së Përgjithshme, me masën e sigurimit personal të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe atë me karakter shtrëngues “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”.

Masat e sigurimit për punonjësit e Policisë dolën në funksion të procedimit penal në fushën e kultivimit të narkotikëve, ku dyshohet se në keqpërdorim të atributeve që u jepte detyra, kanë lejuar këtë veprimtari të kundërligjshme, kryer nga shtetas të ndryshëm, duke konsumuar elementët e “Shpërdorimit të detyrës”.

Pas një hetimi 6-mujor me metoda speciale u dokumentua me prova ligjore veprimtaria e kundërligjshme e punonjësve të Policisë, veprimet dhe mosveprimet e të cilëve kanë favorizuar shtetas të ndryshëm në veprimtarinë e kultivimit të narkotikëve.

Në kuadër të këtij procedimi penal, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masat e sigurisë për 41 shtetas, të cilat janë ekzekutuar nga Policia e Shtetit. SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90 dhe duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor”.

Akuza është ngritur nga prokuroria pas hetimeve disa mujore që u finalizua ditën e sotme me prangosjen e 27 personave, ndërsa 4 janë në kërkim nga 41 të përfshirë në total, teksa të tjerët janë në hetim në gjendje të lirë.
Në fakt prokuroria kërkoi arrest me burg për të gjithë zyrtarët e policisë që i akuzon si për shpërdorim detyre, por gjykata miratoi dërgimin në qeli vetëm të dy prej tyreve. Gjithashtu në këtë dosje janë ngritur akuza edhe për inspektorë të pyjeve dhe kullotave në fshatrat Vranisht dhe Tërbaç, Himarë, por edhe kryetarëve të fshatrave Kuç.

Policia e shtetit deklaron se gjatë periudhës hetimore gjashtëmujore janë asgjësuar një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike canabis sativa, në territoret e Bashkive Selenicë dhe Himarë, janë sekuestruar 120.9 kg lëndë e dyshuar narkotike, janë sekuestruar 4 armë gjahu, dylbi, një pistoletë sportive, 39 telefona celular etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë
Lajme

Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë

12/05/2025
“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?
Lajme

“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?

12/05/2025
Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS
Lajme

Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al