Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e kryebashkiakëve të opozitës që i kanë dërguar shkresë KZAZ-ve ku i kërkojnë të lirojnë ambientet pasi në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Mes kryebashkiakëve që kanë bërë një shkresë të tillë është edhe Zamira Rami në Gjirokastër, Ahile Decka në Dropull dhe Niko Shupuli në Përmet.
“Kryebashkiakë demokratë!Mos bini viktimë e katërshes SB/IM/LB/MK duke nxjerrë pengesa për zgjedhjet.Referojuni ligjit jo hallit të tyre të madh e as zhurmës së tyre të kotë.Nuk ju nxorri PS nga gara po ata dhe ata duhet të përgjigjen para jush, jo ju para tyre. Ligji s’ka mëdyshje”, shkruan Rama.