Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zgjedhur të kalojë këtë fundjavë në qytetin e Përmetit. E shoqëruar nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, si dhe deputetja e qarkut Gjirokastër, Mirela Kumbaro, diplomatja është parë sot pasdite në qytet. Bashkë me to ishte edhe ambasadorja e Suedisë dhe ambasadori i Italisë. Pritet që Kim të qëndrojë në Përmet edhe ditën e nesërme. Argjirolajm.net ka siguruar disa foto teksa ambasadorët po shkonin te monumenti i ushtarit të panjohur në qendër të Përmetit. Javë më parë Yuri Kim ishte gjithashtu në Gjirokastër me disa miq të saj. ©argjiroja.net