• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ylli Rakipi: Berishën na e kanë bërë peshqesh të huajt, ka qenë shërbëtor i tyre

12/05/2022
Ylli Rakipi: Berishën na e kanë bërë peshqesh të huajt, ka qenë shërbëtor i tyre

“Berisha ka qenë njeriu më i fortë në politikën shqiptare, por ka dhe një krenari që shpesh e mban të sëmurë njeriun, e malësorit. Një produkt i tillë është Berisha, nuk e ka fare as tek fëmijët në këtë moment, as çfarë do bëj SPAK”.

Kështu tha gazetari Ylli Rakipi për emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, duke shtuar se Sali Berisha ishte një njeri që ishte si perëndia për shumë vite.

Në vijim shtoi se befas erdhi një goditje, dhe tani është në një përpjekje titanike, nuk e di si mund të realizohet të shemb atë që i ka rënë.

Sipas tij, është sikur i ka rënë një sëmundje shumë e madhe dhe ti të mundohesh të shërosh një sëmundje të pashërueshme.

Rakipi është i mendimit se llogaritë nuk janë bërë për të qëlluar Sali Berishën sa më ndershmërisht se po qe se këtu do të ngresh akuza për korrupsion dhe minim të demokracisë, këtë duhen marrë futur në një thes.

“Ata u kanë dhënë hapësira të pafundme, i kanë bëtë të paprekshëm këta figura, aq sa një popull i varfër si i joni të japin jetën për Berishën, Ilir Metën, Edi Ramën.

Ngritja në qiell e këtyre njerëzve është bërë dhe me ndihmën e amerikanëve. Sali Berisha ka qenë një shërbëtor i tyre për vite e vite të tëra.

Berishën nuk e kemi krijuar vetëm ne, e kanë krijuar dhe të huajt. Në këtë pikëpamje gjithë vuajtja jonë me Saliun apo këta të tjerët është një produkt i fituar edhe prej tyre.

E merr Berishën kur ka vajtur 77 vjeç, që s’ka asgjë në dorë, kishte vetëm një iPad. Basha ia kishte marrë PD komplet.

Ai e kishte ndërmarrje, ky ia kishte dhuruar partinë këtij me kusht që të mos e ngacmonte. Këtë sistem që kemi sot, nuk është demokratik dhe vlerash, e ka ndërtuar i pari Sali Berisha dhe më pas e kanë perfeksionuar Edi Rama, Ilir Meta etj.

Veçimi i Berishës në moshën 77-vjeçare si e keqja e këtij vendi është një koncept i gabuar. Nesër ikën ambasadorja, ajo ikën dhe përgjegjësia mbetet këtu tek ne.

Mendova se Sali Berisha do fillonte të bënte mirë një pjesë të gjërave që ka bërë keq, jo të bëjë Shqipërinë prapë se kjo s’ka logjikë në botë.

Por nëse të vjen një mundësi, bëj mirë një pjesë të gjërave që bëjnë keq, që të mësojnë dhe këta tani, që bëjnë të njëjtat gjëra që bënte Berisha”, tha Rakipi.

Lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK, Rakipi tha se ka një ide që po përpiqet ta pastrojë SPAK duke e sulmuar për të thënë se është e pavarur.

Rakipi shton se dikush e lexon si lojë të tillë, ka të tjerë që e lexojnë si hall të madh, se ndoshta ka hall me ministrat dhe kërkon t’iu tregojë që po i mbron.

“Këndvështrim tjetër është se po bën një gjë tjetër dhe kërkon t’ia hedhë fuçinë balenës që balena të merret me fuçinë këtej. Por një gjë ka të rëndësishme se ka disa kohë që po merret, ka një pjesë të vërtetë në këtë histori.

Ky institucion ka probleme të mëdha, në këtë pikëpamje institucione e reja të drejtësisë, me që kemi paguar shumë para është shumë i mirë. Ata thonë kemi harxhuar 800 milionë! I ke harxhuar gabim.

Kjo futje duarve në këtë mënyrë. Kisha drejtuesen e Prokurorisë Tiranë, Elisabeta Imeraj. Ata nuk i kishin nxjerrë problematika korrupsioni.

Nga gjithë emisioni mua më dilte që ajo kishte goditur në një pikë ata dhe gjithë ndërkombëtarët ishin bashkuar dhe i kishin bërë një kurth, nuk e kish hequr as Edi Rama, por heqja e saj ishte produkt i një marrëveshje ndërkombëtarësh që nxori një gjë për njërin prej tyre dhe iku ai në Holandë.

Edhe statusi i këtyre është i papërcaktuar një Jacobs, ngre dorën dhe bërtet. Edi Rama i di dobësitë e tyre.

Ka zëra që një ministër është gati, siç hapen gjërat në Shqipëri, nuk kam një provë të saktë. Edhe dobësitë që ka ky sistem i përdor tani Rama për interesat e veta, por nuk besoj për Berishën se më shumë i ndihmon në këtë plan”, tha Rakipi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë
Lajme

Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë

12/05/2025
“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?
Lajme

“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?

12/05/2025
Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS
Lajme

Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al