• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Xhemi Shehu heq dorë përfundimisht nga televizioni: Një rrëfim për jetën personale, nga bashkëshorti, tek marrëdhënia me kolegët

26/12/2020
Xhemi Shehu heq dorë përfundimisht nga televizioni: Një rrëfim për jetën personale, nga bashkëshorti, tek marrëdhënia me kolegët

Xhemi Shehu është shprehur se atë nuk e lidh më asgjë me televizonin dhe vetëm ndonjë çudi e madhe mund ta rikthente bjonden sygjelbër sërish pas kutisë magjike’.

Arsyeja e largimit nga Portokalli duket se ka qenë ezaurimi i emocioneve dhe ndjesisë që Xhemi merrte nga ai program, dhe në këtë mënyrë duket se tërheqja edhe nga televizioni ishte e paevitueshme.

“Prandaj dhe u tërhoqa nga “Portokallia” sepse s’po merrja më kënaqësi, dhe prandaj po them duhet të ndodhë ndonjë çudi që unë të rikthehem prapë, gjithmonë në një format të ngjashëm me ‘Portokallinë’.

Nuk kam fare ambicien që të bëj programe të tjera.

Kështu që me shumë gjasa i bie që unë jam tërhequr dhe e kam mbyllur njëherë e mirë me televizionin, sepse nuk është se mendoj se do bëhet diçka po aq e mirë sesa “Portokallia” dikur, sepse kjo që po shohim tani nuk mendoj se është maksimumi i atij spektakli. Ose mbase dhe është ezauruar dhe me kohën…

Nuk e di, nuk di çfarë të them, por nuk më tërheq më”; ka treguar Xhemi Shehu.

Xhemi ka rrëfyer për revisten “Who” detaje se si ka arritur të ruajë edhe etiketën “Gocë e mirë”, që e ka shoqëruar që në fillimet e saj në televizion e deri tani.

“Nuk e di, nuk është se e bëj me recetë këtë gjë. Ndoshta është për hir të tipit tim, që nuk para kam sulmuar të ngjashmit e mi në ekran, sepse unë mendoj gjithmonë që ka vend për të gjithë në ekran.

Ndoshta është sepse unë asnjëherë nuk kam dashur të jem në qendër të vëmendjes, mbase edhe sepse i kam hapur krahët çdokujt që ka ardhur për të punuar me mua.

Nuk para kam qenë luftarake që t’i fus bërrylat (se kështu është bërë për t’u thënë) dikujt. Faktikisht kam parë punën time, kjo mbase më ka ndihmuar, por faleminderit, më bëhet qejfi që thonë kështu për mua,”-tha ajo.

Ndërsa në lidhje me kiminë skenike me ish-partnerin në “Portokalli”, Salsano Rrapin, të cilin e ka dhe shok të ngushtë, ajo thotë:

“Po, është e vertetë, kam pasur kimi me Salsanon, veçse s’mund të them që javët e para. Por u lidha më shumë pasi iku dhe Eneda për në ‘Eurovizion’. Atëherë patëm më shumë mundësi që të punonim me njëri-tjetrin dhe u bëmë shokë të ngushtë”.

Po me Enedën?

“Me Enedën? Me Enedën kam tentuar që të jem shoqe, por nuk ishte e thënë. Kështu që e kam thjesht kolege. Dhe tani nuk e kam asgjë, sepse nuk besoj që do punoj ndonjëherë më me të!”

Ama ka edhe të tjera miqësi brenda asaj trupe.

“Shkoj shumë mirë me Salsanon, me Gazin, me Ledion. Tani unë mirë shkoj me të gjithë, që të kuptohemi, por me këta pak më shumë. Pastaj dhe me Albana Perhatin, Algionën edhe me Flor Binajn, me të cilin kam pasur më tepër marrëdhënie kur kam qenë në sezonin e parë fare. E njoh më përpara se Gazin, se Salsanon, por tani nuk është se bëhemi shumë”.

Duket folur për eksoperincën e saj në “Portokalli” ajo thotë:

“Kam bërë edhe programe të tjera, që nuk është se më kanë ngjallur ndonjëfarë interesi ose më kanë dhënë ndonjë kënaqësi. I kam bërë se duheshin, por jo nga pasioni apo dëshira. I bëja, sepse doja të rikthehesha në ‘Portokalli’. Prandaj dhe u tërhoqa nga ‘Portokallia’, sepse s’po merrja më kënaqësi, dhe prandaj po them duhet të ndodhë ndonjë çudi që unë të rikthehem prapë, gjithmonë në një format të ngjashëm me ‘Portokallinë’. Nuk kam fare ambicien që të bëj programe të tjera.”

Në lidhje me largimin nga “Top Channel”, ekrani ku u rrit, ajo thotë:“Pati pak gjullurdi ngaqë unë nuk është se lëviz nga një ekran në tjetrin, ky ishte dhe faktori kryesor që u bë lajm. I lë të flasin, sepse e di që gjithmonë do flasin, gjithmonë do kenë diçka për të thënë”.

Ajo ka ndaluar edhe te miqësia speciale me Arbana Osmanin: “Me Arbanën jam njohur dhe kam bashkëpunuar për herë të parë gjatë ‘Top Fest 3’, por shoqërinë e kemi krijuar gjatë ‘E Diell’, në 2008-ën. Që prej asaj dite jemi lidhur përjetë le të themi. E kam më shumë se shoqe, e konsideroj familje dhe jam me fat për këtë gjë!”

Xhemi Shehu e konsideron këtë ikje nga ekrani për t’u marrë me bizneset e saj që ajo ka drejtuar: palestra, qendra estetike dhe parukeria te Kodra e Diellit:

“Nuk është periudha më e mirë për bizneset, prandaj jam munduar ta marr me qetësi! Po i kushtoj më tepër kohë dhe vëmendje familjes dhe jam me shpresë e sipër që gjërat do rregullohen vitin që vjen ku mund të impenjohem 100% me të gjitha këto, gjithmonë nëse do jemi mirë. Po, ika nga ekrani si mami e dy djemve dhe për këtë jam shumë e lumtur, sepse nuk është se puna më mbajti peng që të zhvilloja jetën time. Krijova familjen, që mendoj që është gjëja më e rëndësishme në jetë dhe puna i shërben asaj. Nuk është se kam sakrifikuar gjërat më thelbësore në jetë për hir të punës”.

Se si sillet si nënë ajo e tregon vetë:“Oooo, unë jam xhandari i shtëpisë, nuk e dua këtë rolin, por mua ma kanë lënë. Visi është shumë i urtë me fëmijët, nuk para u bërtet dhe mirë bën, se në përgjithësi në çift njëri duhet të jetë më i rreptë se tjetri, njëri duhet të hapë rrugë. Unë nuk hap rrugë, nuk e di pse jam kështu.

Bëhem pishman pasi bërtas dhe mundohem që ta korigjoj duke i marrë me të mira. Nuk jam një mama që llastoj fëmijët, dua që të rriten me këmbë në tokë, dua që të rriten me “JO”-në, dua që fëmijët e mi t’i fitojnë gjërat vetë, nuk dua që t’ua jap gati, sepse në jetë asgjë nuk të vjen gati. Duhet të impenjohesh për çdo gjë dhe me këtë frymë dua t’i rris, që nesër pasnesër mos të zhgënjehen, sepse unë dhe Visi s’do jemi gjithmonë pranë tyre. Nuk di të them a jam nënë e mirë apo jo, por po mësoj dhe unë bashkë me ta. Prindërimi është i vështirë dhe nuk është se ka ndonjë formulë ekzakte se si duhet bërë, por eksperienca bën të vetën”.

Ndërsa pyetjes nëse do ta rimendojë rikthimin, ajo e thotë me bindje:“Jo, jo, e thashë, e kam mbyllur njëherë e mirë me televizionin”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Parashqevi Simaku bëhet gati për rikthimin e madh
Lajme

Parashqevi Simaku bëhet gati për rikthimin e madh

21/04/2025
Noizy: PD-ja më kujton errësirën, askush s’ma mbush syrin përveç Ramës
Kryesore

Noizy: PD-ja më kujton errësirën, askush s’ma mbush syrin përveç Ramës

14/04/2025
Merr fund martesa e çiftit Meta – Kryemadhi, nga sot zyrtarisht të divorcuar
Lajme

Merr fund martesa e çiftit Meta – Kryemadhi, nga sot zyrtarisht të divorcuar

11/04/2025
Zhaku për burrin e saj gjerman:  S’do e kisha problem nëse do më tradhtonte!
Paparazzi

Zhaku për burrin e saj gjerman: S’do e kisha problem nëse do më tradhtonte!

07/04/2025
Do fle tek shoqja, por shkoi në hotel, gazetarja reagon e revoltuar pas ngjarjes së Vlorës me tre 15 vjeçare: Degjenerim i familjes, çfarë janë këta prindër…
Kryesore

Do fle tek shoqja, por shkoi në hotel, gazetarja reagon e revoltuar pas ngjarjes së Vlorës me tre 15 vjeçare: Degjenerim i familjes, çfarë janë këta prindër…

27/03/2025
“Dashuria”, Parashqevi Simaku i rikthehet muzikës, sjell këngën e saj të re
Lajme

“Dashuria”, Parashqevi Simaku i rikthehet muzikës, sjell këngën e saj të re

14/03/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al