është vrarë në Milano të Italisë autori i masakrës në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, Anis Amri, me origjinë nga Tunizia. Ai u ndalua nga policia për një kontroll rutinë dokumentash, në Sesto San Giovanni, teksa po ecte në këmbë në orën 3.00 pas mesnate. Sapo e kanë ndaluar dhe i kanë kërkuar dokumentat, ai ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar një polic, duke e plagosur në shpatull. Në këtë moment polici tjetër ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar, duke e lënë të vdekur në vend. Policia i gjeti me vete një biletë treni dhe ka mundur të rindërtojë rrugën që ai ka përshkuar për të ardhur në Itali. Ai e kishte marrë trenin në Chambery të Francës dhe kishte kaluar në Torino. Në stacionin e Milanos kishte mbërritur në orën 1.00 pas mesnate, 2 orë para se të ndalohej nga policia. /Lapsi.al