• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrasja që tronditi Gjirokastrën, kërkohet burgim i përjetshëm për Apostol Kostën

22/01/2020
Vrasja që tronditi Gjirokastrën, kërkohet burgim i përjetshëm për Apostol Kostën

Apostol Kosta, njeriu që vrau në Gjirokastër çiftin Afërdita dhe Aleko Kosta, rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm. Një ditë më parë prokurori i Gjirokastrës Emëror Kasaj, lexoi pretencën për këtë të pandehur duke i kërkuar trupit gjykues dënimin me burgim të përjetshëm të Apostol Kostës, për akuzat e “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.

Apostol Kosta është arrestuar në 25 tetor 2017, ditën kur dhe ka kryer krimin e rëndë. Krimi i rëndë ndodhi në rrugën “Sokaku i të marrëve“ në Gjirokastër, ku shkak ka qenë konfliktet gjyqësore, për shembjen e një muri. I pandehuri Kosta ka vrarë çiftin me armë zjarri, ndërsa nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë konstatuar edhe dy granata.

Sipas dëshmive të të afërmve gjithçka ka ndodhur në pak minuta dhe pas krimit Apostol Kosta tentoi të vrasë veten. Tashmë procesi është në fazën përfundimtare, ku pritet që në ditët në vijim të japi konkluzionet avokati mbrojtës dhe më pas të shprehet gjykata me vendim. Aleko Kosta ishte muzikant, saksofonist, ndërsa Afërdita Kosta mësuese. Çifti u bë i njohur për publikun, pasi pak kohë më parë ka qenë protagonist në rubrikën ‘Ka një mesazh për ty’ te “E diela shqiptare”. Afërdita Kosta i bëri një surprizë burrit, pasi për shkak të emigracionit ishte shkëputur nga muzika. Çifti Kosta kishte një fëmijë, ndërsa gëzonin respektin e qytetarëve të Gjirokastrës.

Related Posts

“Digjet” Greqia, temperatura deri në 42 gradë celcius, Akropoli mbyllet
Kryesore

“Digjet” Greqia, temperatura deri në 42 gradë celcius, Akropoli mbyllet

08/07/2025
Bizneset në Lungomare kundër aksionit të Ramës: Po dëmtoni turizmin!
Kryesore

Bizneset në Lungomare kundër aksionit të Ramës: Po dëmtoni turizmin!

08/07/2025
Dorëheqje drejtorësh edhe në Fier
Kryesore

Dorëheqje drejtorësh edhe në Fier

08/07/2025
Kumbaro në Sarandë: Këtë sezon kemi dyfish plazhe publike
Kryesore

Kumbaro në Sarandë: Këtë sezon kemi dyfish plazhe publike

08/07/2025
Rama i bëri “kurban”, Dredha pranon dorëheqjet e drejtorëve të Bashkisë Vlorë
Kryesore

Rama i bëri “kurban”, Dredha pranon dorëheqjet e drejtorëve të Bashkisë Vlorë

08/07/2025
Vatër e re zjarri në Poliçan
Kryesore

Vatër e re zjarri në Poliçan

08/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Egnatia thyen Breidablik në ndeshjen e parë të Champions, Gruda nderon rrogozhinasit

Egnatia thyen Breidablik në ndeshjen e parë të Champions, Gruda nderon rrogozhinasit

09/07/2025
VIDEO/ Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, dy gola vendosin ndeshjen ndaj Fluminenses

VIDEO/ Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, dy gola vendosin ndeshjen ndaj Fluminenses

08/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al