Një i dyshuar tjetër është vënë në hetim nga policia Italiane për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar Enrico Aliaj, i cili humbi jetën pasi u qëllua me plumb në kokë.
Ai është shoku i viktimës dhe vëllait të tij Elham Aliaj, një 17 vjeçar italian i cili ishte në banesë në momentin kur ndodhi vrasja dhe me pas u largua nga banesa.
Të tre, përfshirë dhe viktimën, i janë nënshtruar tashmë ekzaminimit, për të konstatuar ndonjë gjurmë të mbetjeve të zjarrit në duart e tyre.
Rezultati i këtij ekzaminimi, së bashku me rezultatet e autopsisë dhe raportin balistik, do të jenë përcaktues për të vërtetuar ose jo versionin e dhënë nga dy miqtë se bëhet fjalë për një loje të rrezikshme (ruletë ruse), që përfundoi në tragjedi pasi Enriko, qëlloi veten. /Argjirolajm.net