• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrasja e studentes greke, rrëfehet shqiptari: Faji im i vetëm, që s’e mbrojta

07/05/2020
Vrasja e studentes greke, rrëfehet shqiptari: Faji im i vetëm, që s’e mbrojta

Në seancën e sotme gjyqësore të zhvilluar në Apelin e Athinës në Greqi ndaj shqiptarit Aleksandër Luca dhe shokut të tij Manolis Koukouras të akuzuar për vrasjen e studentes 21-vjeçare, i pandehuri shqiptar ka kërkuar falje.

Ai ka hedhur akuza ndaj 23-vjeçarit grek, të cilin e bën përgjegjës për vrasjen e studentes. Aleksandër Luca tha në gjykatë se i vetmi faj i tij është që nuk bëri asgjë për të mbrojtur vajzën. Sipas tij, Eleni i kishte kërkuar që ta dërgonte në spital pasi ishte abuzuar dhe dhunuar.

“Nuk e vrava unë, e ndihmova. Kur po e pastroja, Eleni më tha ‘më dërgo në spital’”, u shpreh Aleksandër Luca përpara gjykatës duke kujtuar çfarë kishte ndodhur natën e vrasjes.

Ai ka treguar gjithashtu se kur shoku i tij grek Manolis Koukouras e goditi me thikë dhe levë studenten, u futën në makinë të tre së bashku duke menduar se do të shkonin në spital për të çuar për mjekim 21-vjeçaren e cila ishte ende gjallë.

Por, në rrëfimin e tij përpara gjykatës, Aleksandër Luca tregoi se 23-vjeçari grek kishte vendosur që ta hidhte vajzën në det, me argumentimin që nëse do të shkonin në spital do të zbulohej se Eleni ishte abuzuar seksualisht dhe dhunuar.

Të dy e lidhën studenten nga këmbët dhe e hodhën në det. Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi më pas se Eleni ishte ende gjallë deri në atë moment dhe kishte humbur jetën nga mbytja.

Prej këtej, vijoi rrëfimin shqiptari, dy djemtë u rikthyen në shtëpi për të pastruar rrëmujën dhe për të zhdukur provat. Sipas tij, greku Manolis Koukouras e kërcënoi shqiptarin që të mos tregonte asgjë në të kundërt do ta pësonte si Eleni.

“U frikësova. E di që është faji im që e lashë të ndodhte, unë jam ai që nuk mbrojti Elenin”, u shpreh Aleksandër Luca.

Shqiptari i kërkoi falje familjes së studentes së ndjerë për vdekjen e vajzës së tyre.

Nga ana tjetër, shtypi grek raporton se i akuzuari tjetër Manolis Koukouras u dërgua në spital për të bërë testin ndaj Covid-19 pasi kishte shfaqur ethe dhe temperaturë.

Gjyqi për këtë çështje vazhdon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Blog

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12/05/2025
PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës
Kryesore

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës

12/05/2025
Kryesore

Gjirokastra, Fieri dhe Elbasani, 3 qarqet me diferencë “dramatike” votash PS-PD

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al