• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrasja e shqiptares në Itali/ E prezantonte si vëllain e saj, Anila Ruçi ka pasur lidhje dashurie me babain e Osman Bylykut

23/05/2023
Vrasja e shqiptares në Itali/ E prezantonte si vëllain e saj, Anila Ruçi ka pasur lidhje dashurie me babain e Osman Bylykut

Vrasja e 38-vjeçares Anila Ruçi në Itali më 19 Prill 2023 tronditi mbarë opinionin publik. Ajo u gjet e masakruar me thikë brenda banesës së saj në Scaldasole të Pavias. I goditur me thikë, por i plagosur, u gjet edhe 30-vjeçari Osman Bylyku.

Të dy jetonin në të njëjtën shtëpi, ndërkohë që fqinjët italianë thanë në atë kohë se Anila e prezantonte Osmanin si vëllain e saj. Por ky fakt nuk është i vërtetë. Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus udhëtoi drejt Italisë dhe mësoi se Anila Ruçi ka patur një lidhje dashurie me Ahmet Bylykun, babain e Osman Bylykut.

“Anila e prezantonte si vëllain e saj. Por në fakt nga të dhënat që kemi zbuluar është se Osman Bylyku është djali i ish-bashkëjetuesit apo të dashurit të Anila Ruçit. E më konkretisht shtetasit Ahmeta Bylyku aktualisht 60 vjeç babai i dy fëmijëve dhe jeton në Elbasan.

Ai e ka sjellë për jerë të parë Anilën në këtë zonë, në zonën e Scaldasoles. Shtëpia fillimisht është marrë me qira në emër të dhëndrit të Ahmet Bylykut dhe më pas ka ndryshuar pronësinë”, raporton nga Scaldasole gazetari Spartak Koka.

Kamerat e sigurisë në zonë e kanë fiksuar gjallë për herë të fundit Anila Ruçin pasditen e 18 Prillit 2023 rreth orës 18:30, kur 38-vjeçarja dhe Osman Bylyku futen në shtëpi.

Elierta Myftari, avokatja e Osman Bylykut ka thënë për gazetarin Spartak Koka se Osmani dhe Anila Ruçi kanë patur bashkë vetëm lidhje shoqërore.

Gazetari: Cila është marrëdhënia që ka patur Osmani me 38-vjeçaren nga Elbasani, nga i njëjti vend që është dhe klienti juaj Osman Bylyku.

Avokatja Elierta Myftari: Versionet kanë qenë nga më të ndryshmet. Unë si avokate mund të them që ka qenë një farë marrëdhënie miqësie midis tyre. Nuk ka as marrëdhëni familjare, as marrëdhënie sentimentale nga ky këndvështrim.

Gazetari: Pra, përjashtohet marrëdhënia sentimentale mes tyre?

Avokatja Elierta Myftari: Nga informacionet që kam nuk ka pasur marrëdhënie sentimentale midis tyre. Vështirësia e këtij rasti qëndron pak a shumë edhe tek ky këndvështrim përsa i përket punës time, sepse Osmani deri më sot në dy herët që e kam takuar nuk ka dashur të shprehet në lidhje me ngjarjen.

Gazetari: E pohon? E mohon?

Avokatja Elierta Myftari: Nuk shprehet! E vetmja gjë që më tha është që po akuzohet për shumë gjëra të padrejta. Vetëm kaq më tha. Dhe nuk ma tha në lidhje direkte me ngjarjen.

I thashë që ai ka nevojë të flasi me mua në mënyrë që t’i sqarojë pastaj edhe hetuesve çfarë ka ndodhur, sepse normale që nga dy personat që kanë qenë prezent në ngjarje, të paktën që dihet dhe ishin Anila dhe Osmani, ata të dy e dinë të vërtetën. Anila nuk shprehet dot më, Osmani ka mundësinë të shprehet dhe të mbrohet. Atë i thashë.

Aktualisht Osman Bylyku është i ndaluari i vetëm nga policia italiane për vrasjen e Anila Ruçit, edhe pse vetë kishte mbetur i plagosur nga goditjet me thikë. Edhe shkaqet e vrasjes mbeten ende të panjohura.

Related Posts

E rëndë në Greqi/ Fëmija 18-muajsh me baba shqiptar sulmohet për vdekje nga qeni pit bull
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Fëmija 18-muajsh me baba shqiptar sulmohet për vdekje nga qeni pit bull

06/12/2025
Emigrantët nga Azia/ Do të ndërtohen qendra pritëse në Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë
Kryesore

Emigrantët nga Azia/ Do të ndërtohen qendra pritëse në Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë

05/12/2025
Greqia në alarm të kuq/ Stuhia “Byron” sjell përmbytje të rrezikshme
Kryesore

Greqia në alarm të kuq/ Stuhia “Byron” sjell përmbytje të rrezikshme

05/12/2025
Kadastra: 3000 qytetarë të pajisur me vendim legalizimi gjatë nëntorit
Kryesore

Kadastra: 3000 qytetarë të pajisur me vendim legalizimi gjatë nëntorit

05/12/2025
Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Blog

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

05/12/2025
Korrupsioni me grantet e bujqësisë, BE vijon të pezullojë fondet IPARD për Shqipërinë
Kryesore

BE sfidë për fermerët/ Anëtarësimi i Shqipërisë rrezikon fermat familjare

05/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fifi shpërthen në lot gjatë një transmetimi live: “Mos ma përmendni djalin, çka ju ka ba?”

Fifi shpërthen në lot gjatë një transmetimi live: “Mos ma përmendni djalin, çka ju ka ba?”

06/12/2025
E rëndë në Greqi/ Fëmija 18-muajsh me baba shqiptar sulmohet për vdekje nga qeni pit bull

E rëndë në Greqi/ Fëmija 18-muajsh me baba shqiptar sulmohet për vdekje nga qeni pit bull

06/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al