• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrasja e gazetarit të njohur grek, dyshime për një aferë me një mashkull: Shkuam dy herë bashkë, por nuk më pagoi

09/02/2022
Vrasja e gazetarit të njohur grek, dyshime për një aferë me një mashkull: Shkuam dy herë bashkë, por nuk më pagoi

Nikos Katsikas, një gazetar grek i cili për shumë vite punoi për të promovuar Greqinë në Egjipt dhe për të forcuar marrëdhëniet dy palëshe është gjetur i pajetë në apartamentin e tij.

Autoritetet egjiptiane kanë deklaruar se gazetari është vrarë pasi në trupin e tij janë gjetur plagë thike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e shtunë.

Siç shkruan GreekReporter, Katsikas u gjet në shtëpinë e tij në Kajro me plagë me thikë. Policia arrestoi një të dyshuar që i kishte dërguar ushqimin, i cili me sa duket e njihte viktimën para vrasjes. Në fillim u tha se motivi i ngjarjes mund të kishte qenë një grabitje. Por siç raportojnë mediet greke, hetimet kanë marrë një rrjedhë të re, me autoritetet që po shqyrtojnë mundësinë që krimi të kishte natyrë seksuale.

Katsikas jetonte në banesë me motrën e tij, e cila mungonte në momentin e vrasjes. Policia arrestoi një shpërndarës ushqimesh, i cili gjatë marrjes në pyetje konfirmoi se fillimisht e ka takuar viktimën në lokalin ku ai punonte. Sipas asaj që ka thënë i arrestuari, ai ka shkëmbyer numrin e telefonit me gazetarin dhe ky i fundit e ka telefonuar dhe e ka ftuar në banesën e tij disa ditë pasi janë takuar.

I akuzuari thotë se kur ka shkuar në banesën e tij, Katsikas e ka pyetur se si është gjendja e tij financiare. Kur shpërndarësi i ushqimit iu përgjigj se ishte i varfër, viktima dyshohet se i ofroi një lidhje në këmbim të parave.

I pandehuri u tha hetuesve se ai kishte pranuar dhe kishte kryer marrëdhënie seksuale dy herë, por viktima nuk pranoi t’i jepte paratë që i ishin premtuar herën e parë. Herën e dytë ata u përleshën dhe shpërndarësi e sulmoi gazetarin, e hodhi në dysheme dhe e goditi me thikë derisa e nxori frymën.

Lajmi për vdekjen e Nikos Katsikas u bë i ditur të dielën. Ditën e sotme mediat egjiptiane raportuan se bëhej fjalë për një vrasje të motivuar nga një grabitje dhe pak më vonë u bënë të ditura detajet e mësipërme për natyrën e krimit. I lindur më 7 maj 1966, në Pire, Katsikas punonte si korrespondent për Agjencinë e Lajmeve AMNA në Kajro që nga shtatori i vitit 2016.

Para kësaj, ai kishte themeluar gazetën historike “Fos” në Kajro dhe ishte kryeredaktor i edicionit javor “Neë Fos” në Kajro. Ai gjithashtu redaktoi edicionin mujor të “Alexandrinos Tahydromos” dhe faqen e internetit “Pyramis”. Ai ishte gjithashtu nënkryetar i Qendrës Kulturore Helenike në Kajro.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

E rëndë në Këlcyrë/ 17-vjeçarja konsumon ilaçe dhe përfundon me urgjencë në spital

13/05/2025
Kryesore

Përmbysje në Gjirokastër, Piro Dhima i dyti më i votuar pas Tërmet Peçit, Anila Dhimitri spostohet në vendin e tretë (rezultati)

13/05/2025
Lista e hapur, si ndahen votat mes kandidatëve në Përmet (rezultati)
Kryesore

Lista e hapur, si ndahen votat mes kandidatëve në Përmet (rezultati)

13/05/2025
Rama për gazetën italiane: I fitova zgjedhjet sepse shqiptarët duan Evropën
Kryesore

Rama për gazetën italiane: I fitova zgjedhjet sepse shqiptarët duan Evropën

13/05/2025
Fitorja në Gjirokastër, Kumbaro: Kishim besimin e njerëzve për shkak të premtimeve të mbajtura
Kryesore

Fitorja në Gjirokastër, Kumbaro: Kishim besimin e njerëzve për shkak të premtimeve të mbajtura

13/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Kryesore

Humbja dramatike e PD, Berisha paralajmëron protestë në 16 maj, ditën e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë

13/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

E rëndë në Këlcyrë/ 17-vjeçarja konsumon ilaçe dhe përfundon me urgjencë në spital

13/05/2025

Përmbysje në Gjirokastër, Piro Dhima i dyti më i votuar pas Tërmet Peçit, Anila Dhimitri spostohet në vendin e tretë (rezultati)

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al