Vetëdorëzohet në polici Renato Milloshi. 36-vjeçari ishte shpallur në kërkim si një nga autoret e vrasjes së Elton Çiçës mbrëmjen e 2 majit brenda Bar “De Niros” në Tiranë. Lapsi.al mësoi se vetëdorëzimi është bërë mbrëmjejn e së hënës në policionë e Tiranës. Viktima ishte ulur në një tavolinë ku ndodheshin dy miq të tij, njëri me profesion oficer policie dhe tjetri mjek, dhe në praninë e një gazetari të kronikës. Sikundër u konstatua edhe nga pamjet filmike të kameras së sigurisë brenda lokalit, atentatori trupmesatar ishte i mirëinformuar për objektivin, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi. 26 ditë pas vyrasjes policia bëri të ditur emrat e personave të dyshuar si ekzekutues të Çiços. Ata janë Renato Milloshi dhe Jani Alia. Tashmë mbetet në kërkim vetëm ky i fundit.
Roli i Milloshit në vrasje
Pakujdesia që tregoi Jani Alia kur hodhi në rrugë cigaren para se të vriste Elton Çiçën u bë shkak për identifikimin e tyre. Hetuesit kanë konfirmuar se mjeti tip “Ford” i përdorur për krimin e 2 majit, është blerë nga Renato Milloshi, dy ditë para ngjarjes, pikërisht për të kryer atentatin ndaj Elton Çiçës. Djali i ish-kryetarit të Partisë Komuniste të Shqipërisë Hysni Milloshi, doli në skenë si njeri që kishte ndihmuar Alinë, nisur nga lidhjet dhe njohjet që kishte me të. Shkak për vrasjen sipas policisë është identifikuar një konflikt i vjetër që të dy personat kanë pasur shumë vite më parë, që kur ata ishin në burg në Greqi. Nga rrëfimet e dëshmitarëve është mësuar se personi që dyshohej se kishte kryer vrasjen, kishte zbritur nga një veturë “Ford” fokus me ngjyrë të zezë. Në momentin e zbritjes, personi hodhi një cigare pasi e kishte thithur. Kjo cigare është marrë dhe analizuar nga ekspertët për gjetjen e kampioneve biologjike të pështymës. Pas analizimit të kampioneve të saj dhe krahasimit të të dhënave të ADN-së së Jani Alisë që ishin administruar më parë nga policia, u konfirmua se personi që kishte qëlluar mbi Elton Çiçën ishte pikërisht ai. Analiza janë bërë po ashtu edhe me kampione të djersës së gjetur në rrobat e Jani Alisë, të gjetura në banesën e këtij të fundit, në Rrugën e Kavajës.
Kush është Renato Milloshi
Renato Milloshi është djali i Hysni Milloshit, kryetarit të ndjerë të Partisë Komuniste të Shqipërisë, të pas viteve ’90. Renato është një emër i lakuar edhe më herët në dosjet e policisë. 36 vjeçari është dënuar nga Gjykata e Tiranës, më 30 mars të vitit të kaluar për mbajtje pa leje të armëve sportive. Gjatë gjykimit u provua se Milloshi dhe e dashura e tij Sesilia Egra, kanë keqtrajtuar dhe më pas kanosur me armë, shtetasin Mareglen Abedini, i cili ka qenë ish-i dashuri i të pandehurës Sesilia Egra. Kjo e fundit për këtë krim është dënuar me 4 muaj burgim, ndërkohë djali i Hysni Milloshit, është deklaruar fajtor dhe dënuar me 2 milion lekë gjobë, shumë të cilën duhet ta shlyente brenda një periudhe një vjeçare. Sipas vendimit të gjykatës së kryeqytetit konflikti mes dy të pandehurve Sesilia Egra, Renato Milloshit dhe shtetasit Mareglen Abedini, ka ndodhur në muajin nëntor 2014 në orët e vona të natës.
Përplasjet
Një histori hakmarrje, që nis në vitin 2000 në Greqi, dyshohet se është motivi i vrasjes së Elton Çiçës, mbrëmjen e 1 Majit në një lokal në zonën e ish–Bllokut. Para 15 vitesh më parë, Jani Alia vrau në vendin fqinj, E. Ballazhaku, shokun e fëmijërisë së Çiçës. Pasi merr vesh se kush ishte autori, Elton Çiça i dërgon fjalë Jani Alias, se do të merrte hak. Në vitin 2003, viktima e ish–Bllokut arrestohet në Greqi për trafik të lëndëve narkotike dhe dënohet me 5 vite burg. Të dy rastisin në të njëjtin burg, në Koridhalo, ku ndodhi dhe konflikti i parë mes tyre, ku Çiça e plagosi rëndë me thikë. Jani Alia del me leje nga burgu, por nuk kthehet më, duke ardhur në Shqipëri. Disa vite më vonë lirohet edhe Çiça dhe konflikti transferohet në vendin tonë. Më 10 kanar të këtij viti, pranë zonës së Parkut të Autobusëve, Jani Alisë i bëhet një atentat. Autori qëlloi 6 herë nga makina në lëvizje. Për pasojë mbeti i plagosur lehtë nga ciflat e xhamit një 27–vjeçar dhe sipas policisë, autor i dyshuar mendohet të ketë qenë Elton Çiça. Më 25 prill, në Gjirokastër, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Lumit”, Jani Alisë i bëhet një atentat tjetër. Nga të shtënat me armë, ai mbeti i plagosur në dorë. Policia shoqëroi Elton Çiçën, por nuk arriti t’ia provonte përfshirjen në ngjarje.