Një shqiptar është vënë në pranga pasi i janë gjetur gjashtë pako me kokainë. Mediat italiane shkrujanë se shqiptarit i është bërë shenjë nga karabinierët që të ndalojë, por ai ka zbritur nga mjeti dhe është nisur të vrapojë drejt një hoteli. Karabinierët e ndoqën dhe i kontrolluan dhomën e hotelit, ku gjetën dhe drogën. Shqiptari u arrestua dhe akuzohet për ‘trafik droge’.