Ulesha për orë të tëra përballë të dashurit, flisnim për gjërat që na shqetësonin dhe në fund përfundoja duke qarë. Një praktikë të tillë as nuk e imagjinoj dot më ta ndjek. Jam përpjekur ta lë në të kaluarën këtë metodë. Kam gjetur një mënyrë më efektive me të dashurin tim aktual që jua sugjeroj dhe juve. Bëni vrap. Prej kohësh tashmë e diela ime nis me vrap. Pavarësisht se jam në shtëpi, në udhëtim kudo ku jam e diela ime për një ose dy orë është gjithmonë njësoj. I vetmi ndryshim është se kohët e fundit nuk e bëj më vetëm këtë gjë. Me mua vjen edhe i dashuri. Është si një takim i yni në natyrë, por jo duke qëndruar statikë.
Vrapojmë në diell, në ditët përvëlim, vrapojmë edhe në shi. Vrapojmë gjatë gjithë vitit. Edhe hulumtimet e ndryshme kanë vërtetuar se ecja dhe vrapi në çift e ndihmon marrëdhënien për të qenë e shëndetshme. Kjo praktikë e bën çiftin të ndihet më i dashuruar. Djersa, puls i shpeshtuar të gjitha këto janë reaksione fiziologjike që i nxit edhe dashuria, edhe seksi, edhe vrapi.
Të duket e çuditshme të mendosh që mund të ndihesh më i dashuruar kur përpara teje qëndron partneri i djersitur nga vrapi? Ja që ndodh. Mund ta provosh që nesër. Një shpjegim i këtyre studimeve mbështetet edhe në mbështetjen që secili partner i jep tjetrit, duke e përshpjetuar dhe ngadalësuar ritmin. Pra është një lloj suporti që krijon ekuilibër në terma të përgjithshëm në marrëdhënie.
*Burimi Metro, rrëfyer nga një vajzë