Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për mediat, u shpreh se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pak kohë në dispozicion për votën e emigrantëve. Celibashi nënvizon se për votën e emigrantëve, ka edhe disa probleme teknike.
“Kemi pak kohë në dispozicion për votën e emigrantëve. Nëse nuk ka konsensus, procesi nuk ka kuptim. Çështja është delikate dhe ndaj të gjitha palët duhet të ketë konsensus. Procesi për sistemin duhet të kishte nisur më parë. Sigurimi i votës së emigrantëve, ka edhe probleme teknike. Javën tjetër mund të kemi draftin e dakordësuar”, u shpreh Celibashi.