Një 25-vjeçare, ende e paidentifikuar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar aksidentalisht teksa zbriste nga një anije turistike. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Vlorë, mesditën e sotme. E reja është rrëzuar e ka marrë dëmtime të shumta në kokë, por është dërguar e gjallë në spitalin e Vlorës. Por, fatkeqësisht 25-vjeçarja nuk mundi tu mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë në duart e bluzave të bardha. Për ngjarjen në fjalë është vënë në pranga Aleksandër Gomelaj, i punësuar në këtë anije, akuzohet për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’
Njoftimi i Policisë së Vlorës:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’ të shtetasit A. G., 47 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mëngjesin e sotëm, nga anija turistike ku ishte i punësuar, dyshohet se është rrëzuar një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Vijon puna për identifikimin e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshëm.