• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vllaznia dominon bilancin me Luftëtarin. A vlejnë statistikat?

02/03/2017
Vllaznia dominon bilancin me Luftëtarin. A vlejnë statistikat?

Kush do të fitojë në ndeshjen e së shtunës, në mes këtyre dy ekipeve, ka hedhur një hap të rëndësishëm për arritjen e objektivit kryesor: qëndrimit në Superligë. Luftëtari dhe Vllaznia jo më kot e konsiderojnë këtë përballje si shumë të rëndësishme, sepse kalendari i mëtejshëm mund të dhurojë të papritura të pakëndshme për to. Diferenca aktuale prej një pike, që ato kanë me njëra-tjetrën, sigurisht që favorizon vendasit, edhe për faktin se ndeshja do të luhet në Gjirokastër.

Por, në fakt, për shkodranët të luajturit në këtë fushë asnjëherë nuk ka qenë problem. Përkundrazi, ata shpeshherë kanë dalë fitues nga ky qytet. Këtë e tregon më së miri edhe bilanci i përballjeve mes tyre. Në 74 ndeshje të luajtura deri më tani, Vllaznia ka arritur të fitojë më shumë se gjysmën e tyre, plot 45 ndeshje.Luftëtari, ndërkohë, ka fituar vetëm 16 takime përballë shkodranëve, ndërsa në barazim mes këtyre dy ekipeve janë mbyllur 13 takime. Edhe golaverazhi flet dukshëm për kuqeblutë, që sot drejtohen nga Armando Cungu, i cili në karrierën e tij si futbollist ka luajtur edhe në Gjirokastër.

Skuadra e tij aktuale ka shënuar plot 127 gola në portën e Luftëtarit, ndër vite, ndërsa kjo e fundit ka shënuar vetëm 56 gola në portën e Vllaznisë. Megjithatë, në raste të tilla zakonisht statistikat nuk vlejnë. Në takimin e së shtunës gjithçka mund të ndodhë.

Pritet të zhvillohet një takim i bukur, ashtu si ai i fazës së dytë, në Shkodër, ku Luftëtari fitoi me meritë, 3-2. Shkodranët duan të marrin revanshin e asaj humbjeje dhe, jo më kot, thirrin në ndihmë edhe historinë, për të patur sukses në këtë qytet./telesport.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Dedikimi për nënën dhe raporti me vjehrrën, rrëfimi i Taulant Seferit
Kryesore

Dedikimi për nënën dhe raporti me vjehrrën, rrëfimi i Taulant Seferit

26/11/2023
Igli Tare ndez debatin: Dua përballje Shqipëri-Serbi në Europian
Lajme

Igli Tare ndez debatin: Dua përballje Shqipëri-Serbi në Europian

21/11/2023
Ronaldo e Messi edhe njëherë përballë njëri-tjetrit, ja kur luhet ndeshja
Lajme

Ronaldo e Messi edhe njëherë përballë njëri-tjetrit, ja kur luhet ndeshja

21/11/2023
Hedhja e shortit, Shqipëria rrezikon të përballet me Serbinë
Kryesore

Hedhja e shortit, Shqipëria rrezikon të përballet me Serbinë

21/11/2023
Silvinjo trajneri më i mirë që ka pasur Kombëtarja? Habit Lorik Cana
Lajme

Silvinjo trajneri më i mirë që ka pasur Kombëtarja? Habit Lorik Cana

21/11/2023
Kush është arbitri i sfidës së mbrëmjes në Air Albania
Kryesore

Kush është arbitri i sfidës së mbrëmjes në Air Albania

20/11/2023

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

“Qofsh me ëngjëjt Eva”, Bes Kallaku mesazh ngushëllimi për vajzën e Vangjel Tavos

“Qofsh me ëngjëjt Eva”, Bes Kallaku mesazh ngushëllimi për vajzën e Vangjel Tavos

29/11/2023
Auron Tare: Butrinti në rrezik, gjykata të ruajë pasurinë kombëtare!

Auron Tare: Butrinti në rrezik, gjykata të ruajë pasurinë kombëtare!

29/11/2023
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al