Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një adoleshen, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje. M.S, 17 vjeç, banues në Kamëz, u arrestua nga policia pasi dy ditë më parë në afërsi të Doganës Kakavijë, duke e goditur me mjete të forta, i ka marrë një sasi parash dhe disa sende të tjera, shtetasit V.T., vjeç 40, banues në Orikum, Vlorë. Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 340 euro dhe sendet të tjera. Cështja u referua në Prokurorinë e Gjirokastrës.
© ArgjiroLajm.net