Një ngjarje e rëndë na ndodhur në Fier në orët e para të ditës së sotme.
Burime policore kanë bërë të ditur se një person është qëlluar me armë zjarri.
Qytetari me inicialet J. S., 30 vjeç ka mbërritur i plagosur në Spitalin e Fierit rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Apollonia’ të Fierit.
30-vjeçari mësohet se ka marrë plagë në këmbë e dorë. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet.