• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Viti i ri akademik, rektori i Gjirokastrës: Jemi optimistë për të ardhmen, kemi rritje të numrit të studentëve

18/10/2021
Viti i ri akademik, rektori i Gjirokastrës: Jemi optimistë për të ardhmen, kemi rritje të numrit të studentëve

Nga Bektash Mema

Të dashur studentë!

Më së pari e ndiej për obligim t’u uroj suksese të gjithë studentëve për fillimin e vitit akademik 2021-2022, veçanërisht studentëve të viteve të para, (bachelor dhe programe profesionale), që kanë zgjedhur UGJ.
Ky vit akademik do të rinis në auditore, pas një viti akademik që lamë pas, të zhvilluar tërësisht online.
UGJ, në respektim të principeve të autonomisë dhe të projektit të tij të zhvillimit, do të vazhdojë të ketë si kolona mbajtëse: studentët, territorin, produktivitetin, ndërkombëtarizimin.

Në këtë vit akademik që po fillojmë, nga njëra anë kemi një rritje të vlerësueshme të numrit të studentëve të regjistruar në raport me vitin e kaluar, gjë që na bën optimistë për të ardhmen. Nga ana tjetër kemi një rishpërndarje të prurjeve studentore, që po shkon kryesisht në proporcion të drejtë me programet e studimit të ristrukturuara apo programet e reja, të formatuara konformë studimit të tregut të punës, që përsëri na bën optimistë. UGJ vazhdon të ndodhet përballë sfidave për të qenë një qendër e rëndësishme universitare në rajon, përherë mikpritëse, promovuese e kulturës, ndërkombëtar për nga standartet, transmetues kompetencash, efiçient për t’i çuar të diplomuarit drejt një tregu të sigurt punësimi, në varësi të studimeve të kryera.

Të nderuar studentë!

UGJ, mbështetur në ligjin e arsimit të lartë dhe në bashkëpunim me institucione të tjera të arsimit të lartë, po zhvillon një komunikim me MAS për transferimin e krediteve nga programet profesionale 2 – vjeçare tek programet e ciklit të parë bachelor. Kryefjala për trendin e UGJ -së është thellimi i procesit të ndërkombëtarizimit dhe përafrimi me standartet e hapësirës evropiane të arsimit të lartë. Kjo po realizohet përmes një koordinimi të suksesshëm edhe me qeverinë shqiptare dhe MAS. Me shpresën se së bashku do t’ia dalim me sukses në përballjen me sfidat e reja, duke realizuar objektivat e përbashkët, u uroj të gjithë studentëve dhe stafit akademik, suksese në vitin e ri akademik 2021-2022.

Related Posts

Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

Imuniteti Ballukut, Kuvendi mblidhet më 23 shkurt

16/02/2026
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Kryesore

Dënimi me 2 vite burg, Beleri çon vendimin në Gjykatën Kushtetuese

16/02/2026
5 propozimet kryesore të PS/ Rama: Nuk cenohet gjyqësori. Nisma nuk lidhet me Ballukun
Kryesore

5 propozimet kryesore të PS/ Rama: Nuk cenohet gjyqësori. Nisma nuk lidhet me Ballukun

16/02/2026
Nga Blendi Fevziu te Geri Çipi, kush janë anëtarët e rij të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së
Lajme

Nga Blendi Fevziu te Geri Çipi, kush janë anëtarët e rij të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së

16/02/2026
Vrasja e të dënuarit në burgun e sigurisë së lartë në Greqi, në dhomën ku ndodhi krimi ishte dhe shqiptari Alket Rizai
Kryesore

Vrasja e të dënuarit në burgun e sigurisë së lartë në Greqi, në dhomën ku ndodhi krimi ishte dhe shqiptari Alket Rizai

16/02/2026
Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!
Kryesore

Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

16/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Trajneri i Hungarisë tregon dëshirën e Szoboszlai, ëndrra e lojtarit të Liverpool është transferimi te…

Trajneri i Hungarisë tregon dëshirën e Szoboszlai, ëndrra e lojtarit të Liverpool është transferimi te…

16/02/2026
Çfarë ndodhi? Arrestohet Getinjo? – iconstyle.al

Çfarë ndodhi? Arrestohet Getinjo? – iconstyle.al

16/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al