Viti 2020 ka nisur si mos më keq në Shqipëri. Në 7 ditët e para të vitit të ri kemi 10 persona që kanë humbur jetën. Tre janë vrarë në atentate dhe 7 të tjerë kanë humbur jetën në aksidente. Atentati më i fundit ishte ai i sotmi në Rrëshen, ku u vra me snajper pronari i një televizioni lokal. Dy ditë më parë në Gjirokastër ndodhi një aksident. Viktima nuk është identifikuar ende nga policia.
©argjiroja.net