• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Virusi, UÇK dhe Avni Rustemi

14/11/2020
Virusi, UÇK dhe Avni Rustemi

Nga Skënder Minxhozi

Lulzim Basha duket se e ka kuptuar, kurse Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, po e kuptojnë shumë më pak se ai thelbin e këtij sherri dixhital të përditshëm me Edi Ramën. Ndërsa i pari bën gjithçka të mos futet në debatin frenetik që Rama po provokon përditë me të, Presidenti dhe kryetarja e LSI bien me plot dëshirë në “grepin” e sherrit të rradhës, që ju hedh çdo mëngjes kryetari i PS. Me Covidin e ulur këmbëkryq dhe zgjedhjet në derë, krismat që dëgjohen më fort janë ato për Shtëpinë e verdhë e UÇK, apo për Avni Rustemin e Vojo Kushin. Një debat i çakërdisur që merret me gjithçka, përveçse me thelbin. Dhe me thelb nuk është fare e vështirë të nënkuptohen pandemia, ekonomia dhe e nesërmja e 25 prillit.

Në vend të një fushate të mirëfilltë, ka marrë formë kështu një sherr banal rrugësh. Është konflikti që i intereson më së shumti Edi Ramës, për njëmijë arsye. Komplekset e fjetura të përjetshme të Lulit e ndihmojnë kryeministrin që ta zgjasë pafund “agoninë” e debatit për rolit e tij në hetimin e UÇK, që sot i ka duart e lidhura në Hagë. Nga ana tjetër, karakteri impulsiv i çiftit Meta, po e ndihmon shefin e qeverisë që të degëzojë, shpërndajë dhe fragmentojë në njëqind copa debatin publik për bilancin e qeverisjes së tij katërvjeçare. Ku ka gjë më të thjeshtë, fjala vjen, se një sherr në distancë me Kryemadhin për maskat, apo qëndrimin dyshues ndaj virusit, që e nxjerr në fund të rrugës Edi Ramën si një politikan të përgjegjshëm, që po lufton kundër deklaratave të tipit “Unë nuk e njoh Covid. Kush beson në zot, do të jetojë i lumtur pa Covid”.

Nëse hedh një sy tek ajo që po ndodh sot në paradhomën e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit, sheh një kryeministër që ja arriti të shmangë, me bekimin e ndërkombëtarëve, trenin opozitar të koalicionit parazgjedhor dhe që udhëheq pa shumë vështirësi debatin politik në vend, duke e orientuar marrëdhënien me opozitën në territore të padëmshme, të cilat i japin kohë Ramës që të përgatisë me qetësi fushatën e mirëfilltë.

Në anën tjetër, shohim një opozitë që për shkaqet e mësipërme, por edhe si pasojë e një raporti të vështirë PD-LSI, por edhe e lindjes së partive të tjera të djathta, po e gjen të vështirë të krijojë një format përfundimtar, me të cilin do të hyjë në zgjedhje. Nuk kemi ende një aleancë të zyrtarizuar mes Bashës dhe Kryemadhit, por kemi pakënaqësi në rritje nga Mediu, Duka etj, ndërkohë që pas perdes sapo janë shfaqur Topalli, Patozi dhe Murrizi. Një opozitë më e paqartë dhe e pabashkuar se kjo, zor se mbahet mend në pragun e zgjedhjeve të përgjithshme pas vitit 1990.

Pandemia po luan një rol gjithnjë e më të madh në sjelljen dhe humoret e opinionit publik shqiptar. Vdekjet janë shtuar, spitalet po mbushen dhe numrat nuk parathonë asgjë të mirë. Në aspektin politik, nuk do të kishte një gjë më të padëshiruar sesa kulmi i një pandemie, për një qeveri në fuqi. Mjafton të shohësh çfarë barre krijoi Covid 19 mbi shpinën e administratës Trump. Megjithatë në Shqipëri gjërat kanë qenë të ndryshme edhe në këtë pikë. Kur vala e parë e pandemisë mbylli brenda gjithë shqiptarët, në fund të saj shifrat minimale të dëmeve njerëzore i dhanë të drejtë kryeministrit. Rama qe në gjendje të ndërtojë një histori suksesi, mbi një katastrofë shëndetësore.

A do të përsëritet sërish e njëjta pamje? Që do të votojmë nën pushtetin e virusit, kjo është tashmë e dukshme. Por është gjithashtu e dukshme se daljet e fundit të kryeministrit në media, duke ftuar kamerat brenda spitaleve, duke ofruar vaksinën e Covid falas apo duke ngritur spitale emergjence për të përballuar të sëmurët, po përpiqen të krijojnë edhe një herë nga e para imazhin e shtetit që mbron jetët e njerëzve. E njëjta gjë mund të thuhet për tërmetin, ku qeveria përgatitet të marrë në dorë gërshërët e inaugurimeve të blloqeve që po fillojnë të ndërtohen mbi gërmadhat e një viti më parë.

Në një farë mënyre, kur sheh treshen e aktorëve që duelojnë mes tyre, po përsëritet tabloja e zgjedhjeve të vitit 2017. Me një PD më të butë sesa LSI në raport me Ramën dhe një kryeministër që ja del të menaxhojë pa shumë vështirësi intensitetin e sherrit dhe përplasjeve mes Bashës dhe Metës. Pa harruar të filtrojë ndërkohë idenë e një bashkëpunimi me PD, duke rekrutuar figura pranë saj apo duke hedhur në eter mundësinë e një qeverisjeje të përbashkët me Lulzim Bashën. Një valle nga e cila deri më sot parashikohet të ketë vetëm një të humbur të madh: Ilir Metën. Mjafton të shohësh e të dëgjosh çfarë thotë përditë./ JavaNews

Related Posts

The Guardian: Trump Netanyahu dhe Khamenei
Blog

The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

15/06/2025
Një sqarim për pasagjerët e verbër të “trenit bullgar” me makinist Sali Berishën
Blog

Një sqarim për pasagjerët e verbër të “trenit bullgar” me makinist Sali Berishën

17/06/2025
Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari
Blog

Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari

06/06/2025
Dhe pastaj Parashqevinë e përpiu përsëri harresa…
Blog

Dhe pastaj Parashqevinë e përpiu përsëri harresa…

05/06/2025
Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën!
Blog

Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën!

18/05/2025
Pse militantët e Berishës përballojnë humbjen me Ramën, por nuk e kapërdijnë dot fitoren e Joridës
Blog

Pse militantët e Berishës përballojnë humbjen me Ramën, por nuk e kapërdijnë dot fitoren e Joridës

18/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Australia i anulon vizën Kanye West: Kemi mjaft probleme në këtë vend

Australia i anulon vizën Kanye West: Kemi mjaft probleme në këtë vend

03/07/2025
Fero reagon pas publikimit të aktakuzës: Do të kërkoj vajzën time deri në fund

Fero reagon pas publikimit të aktakuzës: Do të kërkoj vajzën time deri në fund

03/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al