Teksa sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit, gazeta “TemA” po pasqyron masakrën që vijon të bëhet nga gjahtarë të paligjshëm, të cilët duke shfrytëzuar kohën e pandemisë kanë zbritur në terren për të vrarë dhjetëra kafshë të rralla.
Në një ditë si kjo që synon të rrisë ndërgjegjësimin e njerëzve për të kuptuar më shumë rëndësinë e biodiversitetit, është e trishtë të thuhet se vijojmë të hasim shkaterrimin e faunës së egër.
Pandëshkueshmëria e këtyre gjahtarëve të paligjshëm ka sjellë pakësim të ndjeshëm të gjallesave, shpendë dhe kafshë.
Në një perjudhë si kjo kur kafshët dhe shpendët e egra janë me të vegjël në bark apo në folezat e tyre, grupe gjuetarësh duke përfituar nga situata e pandemisë kanë përdorur armë dhe prozhektorë të fortë kanë vrarë dhjetëra kafshë dhe shpendë.
Fotot që po përcjellim janë të kohëve të fundit ku pamjet e kësaj masakre janë të rënda.
Më herët, gazeta “TemA” ka përcjellë edhe denoncime të tjera lidhur me këtë situatë duke kërkuar reagim të menjëhershëm për rehabilitimin e situatës në terren./ Tema