Drejtori i spitalit Rajonal të Gjirokastrës, Krenar Kulla, i shkarkuar nga detyra me urdhër të ministrit teknik i Shëndetësisë, është një emër i njohur. Rreth një vit më parë, mediat denoncuan një rast të ndodhur në spitalin e Gjirokastrës, kur Kulla mblodhi rreth 40 punonjës dhe hedhi short me letër, ku në 10 prej tyre ishte shkruar “Largohu” dhe në 30 të tjera “Qëndro”.
Ziliha Voco, e cila asokohe ishte punonjëse e spitalit, tërhoqi letrën ku shkruhej “Largohu”.
Ajo ka punuar si sanitare për 27 vjet në spitalin rajonal “Omer Nishani”.
Voco denoncoi rastin për “Fiks Fare” dhe tha se “nuk kishim guxim ta kundërshtonim shorteun, asnjëra nga punonjëset e pranishme nuk foli”.
Vetë ish sanitarja e spitalit të Gjirokastrës tregoi se shkoi në zyrën e drejtorit të shkarkuar Krenar Kulla.
Në bisedë me të, drejtori e pranoi se është organizuar një short dhe se ishte në hall së kishte tre muaj që e zvarriste këtë pune, se nuk dinte kë të hiqte e kë të mbante. Kur bashkëshorti i ish sanitares i kërkoi drejtorit që t’ia shpjegojë edhe një herë si e bëri shortin, drejtori iu përgjigj se bashkëshortja e tij e di shumë mirë.