Kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi, i cili kandidon për një mandat të dytë në 14 maj ka publikuar një video që tregon Pazarin para restaurimit dhe Pazarin sot. Ai thotë se kontrasti është shumë i madh dhe se kjo është një arsye pse Gjirokastra nuk duhet të kthehet mbrapa.
“Mirëmëngjes dhe fundjavë të mbarë me pamjet e Pazarit të Gjirokastrës që na lanë ata që sot duan të na kthejnë mbrapa dhe me pamjet e transformimit që i bëmë ne. Kontrasti është si nata me ditën. Atëhere si mund të bëjmë gabimin të kthehemi mbrapa? Kurrë më! Çdo votë për Partinë Socialiste, për #Nr.2✔️ Duhet të shkojmë përpara!”, shkruan Golemi teksa tregon pamjet si më poshtë.