Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të premte në Memaliaj. Një makinë tip “Benz” me mësues brenda saj ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e 2 mësuesve, ndërsa dy të tjerë fatmirësisht kanë shpëtuar.
Viktima kanë mbetur dy mësues, të cilët kanë qenë duke u kthyer nga puna. Mësuesit që humbën jetën në këtë aksident janë Leonard Sako dhe Ornida Hoxha, 38 vjeçe.
Ata kanë qenë duke udhëtuar me makinë, kur mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin kullues, në krah të rrugës nacionale Levan-Tepelenë, duke i zënë brenda. Aksidenti ndodhi pranë vendit të quajtur “Mogila”.
Njoftimi i policise per ngjarjen
Në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur “Mogila”, një automjet tip Benz ka dale nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që ndodhej në mjet.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.