Përfshihet nga flakët një makinë luksoze në Vlorë. Super makina Audi R8 me targa gjermane është djegur në parkimin e nje hoteli ne Vlorë. Makina i përket një shqiptari nga Maqedonia, me inicialet B.Z, i cili ndodhet në Vlorë për pushime. Sipas policisë është djegur qëllimisht duke i hedhur lëndë djegëse. Pronari i makines thotë se nuk e di cili është shkaku dhe pse i kanë djegur makinën.