• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vetëm kush bën vaksinën e Covid del jashtë shtetit? BE shqyrton mundësinë e vendosjes së ‘pasaportave Covid 19’

19/01/2021
Vetëm kush bën vaksinën e Covid del jashtë shtetit? BE shqyrton mundësinë e vendosjes së ‘pasaportave Covid 19’

Bashkimi Evropian është duke e shqyrtuar idenë për vendosjen e të ashtuquajturave “pasaporta COVID-19″, të cilat do t’u mundësonin udhëtim të papenguar qytetarëve të cilët vaksinohen kundër koronavirusit.

Këtë gjë e kanë konfirmuar në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel, ndonëse për këtë ide ka sfida ligjore. Burimet thonë se kjo është “një ide e cila meriton të shqyrtohet në nivel të BE-së”.

Sipas kësaj ideje, të gjithë personat të cilët do të vaksinoheshin kundër sëmundjes COVID-19 – që e shkakton koronavirusi i ri – do të merrnin një certifikate me të cilën do ta dëshmonin këtë dhe kjo do t’u mundësonte udhëtim të papenguar. Sipas ekspertëve të Komisionit Evropian, kjo do të ishte diçka e ngjashme me certifikatat për testim që kërkohen sot nga disa shtete për të hyrë në territorin e tyre.

Fillimisht këtë ide e kishte përmendur kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në një letër që i kishte dërguar Komisionit Evropian dhe liderëve tjerë të BE-së.

Edhe kryeministri i Portugalisë, Antonia Costa, vendi i të cilit kryeson presidencën e BE-në, ka shprehur mbështetje për një gjë të tillë. Për vendet si Portugalia e Greqia, ekonomitë e së cilave varen shumë nga turizmi, mundësia e udhëtimit është jashtëzakonisht e rëndësishme për të siguruar një sezon sadopak të suksesshëm turistik këtë vit.

Idenë për “pasaportat COVID-19” e ka përkrahur edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, por më vonë nga Komisioni Evropian kanë sqaruar se ajo e ka bërë këtë “në cilësinë private nga përvoja e saj si ish-punonjëse në shëndetësi”.

Liderët e Bashkimit Evropian do të diskutojnë këtë ide në një samit virtual, që do të mbahet të enjten, më 21 janar. Por, siç është shprehur edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, “një gjë e tillë do të krijojë një frustrim të madh nëse fillon të zbatohet tepër herët”, pasi sipas tij, askush nuk e di se kur do të mund të vaksinohen të gjithë qytetarët të cilët duan të vaksinohen. Por, ai ka konfirmuar se për këtë ide do të diskutohet në samitin të cilin ai do ta udhëheqë.

“Nëse një debat është i komplikuar, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të debatohet fare. Duhet të shqyrtojmë se a pajtohemi që të ketë certifikata të vaksinimit dhe, nëse po, kur do të jenë ato të duhura”, ka thënë Michel teksa ka folur për një televizion holandez.

Vendet anëtare të BE-së janë duke u përballur me një ngecje në procesin fillestar të vaksinimit, për shkak se në treg ende nuk ka sasi të mjaftueshme të vaksinave. Prandaj, edhe shumë ekspertë kanë tërhequr vërejtjen se shtetet nuk mund të diskriminojnë ata të cilët nuk janë vaksinuar, nëse në të njëjtën kohë nuk u është siguruar mundësia e vaksinimit.

Po ashtu ideja prek edhe çështjen e të drejtave të njeriut. Parimisht, në vendet anëtare të BE-së vaksinimi nuk është i obligueshëm. Nëse vërtetimi për vaksinim kërkohet si “pasaportë për të udhëtuar”, atëherë në një mënyrë vaksinimi bëhet sikur të jetë i obligueshëm për të ushtruar të drejtën e lirisë së lëvizjes.

Gjithashtu është përmendur edhe mundësia që për shtetasit e huaj vaksinimi të bëhet si kusht për hyrje në territorin e BE-së. Një gjë e tillë do të ishte më e lehtë sesa për qytetarët e BE-së, por edhe kjo kërkon kohë pasi jashtë BE-së, fushata e vaksinimit është edhe më e ngadalshme.

Ideja për “pasaportat COVID-19” është me shumë pikëpyetje edhe nga aspekti epidemiologjik sepse ende nuk ka dëshmi se të vaksinuarit, që mund të kenë imunitet, nuk e përhapin virusin te të tjerët.

Të gjitha këto parime do t’i kenë parasysh shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së gjatë diskutimit të tyre të enjten, kur do të bisedojnë edhe për nevojën e përshpejtimit të fushatës së vaksinimit të qytetarëve kundër koronavirusit të ri./REL

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FOTO/ Juve po vjen, likuidon Romën dhe sheh nga Champions, në Itali mediat përkëdhelin Spallettin: Ndeshja më e bukur (VIDEO)

FOTO/ Juve po vjen, likuidon Romën dhe sheh nga Champions, në Itali mediat përkëdhelin Spallettin: Ndeshja më e bukur (VIDEO)

21/12/2025
FOTO/ Juve po vjen, likuidon Romën dhe sheh nga Champions, në Itali mediat përkëdhelin Spallettin: Ndeshja më e bukur (VIDEO)

FOTO/ Juve po vjen, likuidon Romën dhe sheh nga Champions, në Itali mediat përkëdhelin Spallettin: Ndeshja më e bukur (VIDEO)

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al