Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.
Sipas raportit ditor, MSH bën me dije nga 508 testime, kanë rezultuar vetëm 6 qytetarë të infektuar, ndërsa prej javësh nuk janë regjistruar humbje jete.
“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 508 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 6 qytetarë, në këto bashki:
2 në Durrës, Patos, 1 në Lushnje, Peqin.
Janë 422 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,916 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.
Pas gati dy vitesh, Evropa po shkon drejt heqjes graduale të kufizimeve, duke paralajmëruar në këtë mënyrë edhe fundin e pandemisë.
Thuajse në të gjitha vendet e unionit, mbi 70 për qind e popullatës rezulton e vaksinuar me të dyja dozat anti-Covid. Në këto kushte, Qeveritë e panë të udhës që pas dy vitesh, të çlirohen nga kufizimet duke i rikthyer frymëmarrjen sektorit ekonomik.