Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka njoftuar se po largohet nga samiti i Bashkimit Evropian në Bruksel.
Përmes një statusi në Twitter Leyen ka informuar se kishte pasur kontakt me një person të zyrës së saj i cili kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.
Presidentja e KE njofton se do të vetëizolohet, pavarsisht se ajo vetë ka rezultuar negative.
“Sapo jam informuar se një anëtar i zyrës sime të përparme ka dalë pozitiv në COVID-19 këtë mëngjes. Unë vetë kam rezultuar negative. Sidoqoftë si një masë paraprake unë po largohem menjëherë nga Këshilli Evropian për të shkuar në vet-izolim”, shkruan Ursula von der Leyen.