• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vendi i vetëm në botë që ka mposhtur koronavirusin

16/05/2020
Vendi i vetëm në botë që ka mposhtur koronavirusin

Zelanda e Re, ndër të parat në botë që sheh lindjen e diellit çdo ditë, mund të jetë gjithashtu i pari që ka mposhtur Covid-19.

Të enjten, 5 milionë qytetarët e saj u zgjuan në një realitet të ndryshëm dhe të njohur, pasi heqja e kufizimeve hyri më në fund në fuqi. Ata mund të grumbullohen në plazhe dhe parqe. Ata mund të takohen në kafene dhe restorante. Ata madje mund të përqafohen, sepse zyrtarja më e lartë shëndetësore e vendit, tha që një përqafim i kujdesshëm me anëtarët e familjes ose miqve të afërt nuk përbënte rrezik.

Dhe pse jo? Ndërkohë që shumica e botës mbetet nën kontrollin e një pandemie vdekjeprurëse, Zelanda e Re mund të ngushëllohet me faktin se është e vetmja që është afër eliminimit të virusit. Më pak se 100 njerëz janë aktualisht të infektuar dhe në pesë ditët e kaluara nuk ka pasur raste të reja fare.

Shtatë javë pasi kryeministrja Jacinda Ardern vendosi kufizime të ashpra për të frenuar koronavirusin, kombi do të kthehet në jetën normale. Por çfarë si mund të jetë normaliteti i ri në një shoqëri pas pandemisë?

Qeveria e Ardern injoroi të gjitha shqetësimet se masat e bllokimit shkelnin të drejtat e qytetarëve ndërkohë që pjesa tjetër e botës iu përkul presionit të opozitës. Me mbylljen e kufijve të saj, Zelanda e Re operoi pothuajse në kushte laboratorike dhe disa mësime të marra nga strategjia që ndoqi ajo mund të jenë universale.

Kur Ardern bëri njoftimin e saj për katër javë totale  izolimit, që më vonë u zgjat edhe me tre javë të tjera, ajo tha se parashikimi i qeverisë tregoi dhjetëra mijëra vdekje. Ky ishte një skenar i rastit më të keq, ose mbase edhe një taktikë frikësimi për qytetarët.

Nëse po, bëri efekt. Qytetarët e Zelandës së Re nuk u ankuan, ata nuk protestuan, ata thjesht ndoqën rregullat. Kur ministri i shëndetësisë mori familjen e tij për një udhëtim 20-minuta në plazh, ai hoq nga detyra. “Unë po rri në izolim,” tha Ardern. “Dhe kështu po bën e gjithë Zelanda e Re. Askush nuk është i privilegjuar”

Një gazetar i njohur këtu shkroi dikur një libër për Zelandën e Re të quajtur “Populli pa pasion”. Ishte menduar të ishte një kritikë venitëse e karakterit kombëtar: indiferent dhhe të vetëkënaqur. Por këto tipare dhe ruajtja e qetësisë duket se i ka shërbyer mirë Zelandës së Re, në mes të kësaj krizë ndërkombëtare, gjatë të cilës të gjithë e humbën qetësinë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Ardern janë vlerësuar ndërkombëtarisht si shembuj të shkëlqyeshëm të udhëheqjes femërore në kohë krize. Në të vërtetë, strategjitë që ato ndoqën ishin një botë larg.

Merkel komunikonte rrallë. “Merreni seriozisht virusin sepse është një kriza më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore,” tha ajo në një fjalim të rrallë para kombit, duke mbajtur qëndrimin e një mikeshe të  mirë që jep këshilla të shëndosha, por nuk dëshiron të imponohet.

Pjesë e problemit të Merkel është një sistem federal që i delegon një autoritet të madh shteteve të rajonit. Një tjetër problem i të gjitha vendeve europiane në përgjithësi është është se janë të ndara për të gjitha cështjet më të rëndësishme dhe koronavirusi nuk bëri përjashtim.

Ardern, nga ana tjetër, ka një bazë të fortë mbështetjeje që i besoi menaxhimin e krizës pas të shtënave në një xhami tnjë vit më parë. Edhe kësaj radhe, ajo ishte e vendosur dhe e sigurt, e ndjeshme dhe pragmatike. Mesazhet që ajo përsëriti në konferencat e përditshme për shtyp ishin: “Qendro ne shtepi.” “Ji i sjellshem.” “Mendo për veten dhe të tjerët.”

Duke ditur se kishte pak mosmarrëveshje, qeveria e Ardern injoroi shqetësimet se masat e bllokimit mund të ishin të paligjshme. Javën e kaluar, një këshilltar i lartë madje u tha ministrave se nuk duhet të jepnin intervista për gazetarët, duke argumentuar se nuk kishte nevojë.

Qasja e Ardern, kur krahasohet me atë të Merkel, duket pothuajse autoritare. Por popullariteti i saj i madh funksionoi në favor të saj. Përballë një krize një herë në jetë, shumica e votuesve vendosën t’i besojnë asaj.

Një tjetër vendim që  e bëri të suksesshme strategjinë e Zelandës së Re ishte publikimi i emrit të viktimave.

Të vdekurit në të gjithë botën mbetën anonimë. Ata ishin numra në një ekuacion utilitar: Sa jetë jemi të gatshëm të sakrifikojmë për të mirën më të madhe të rihapjes? Në gazetat e Zelandës së Re, çdo humbje e vetme e jetës ishte emëruar dhe vajtuar.

Disa në Zelandwn e Re besojnë se, duke pasur parasysh rrethanat, izolimi ka meritat e tij. Për shumë kohë njerëzit janë ankuar kundër globalizmit, kundër turizmit masiv, investitorëve të huaj dhe rritjes së çmimeve të pasurive të patundshme. Një pauzë e gjatë mund t’u japë njerëzve një mundësi për të rishqyrtuar se sa globalizëm duan. Ose, më sakt sa pak.

Të shpëtosh nga pandemia është natyrisht një bekim. Në mes të një emergjence globale shëndetësore, fitorja e Zelandës se Re është një dritë shprese për të gjithë perëndimin.

Nëse nuk zbulohet vaksina dhe kombet e tjera mësojnë të jetojnë me virusin, strategjia e Zelandës së Re po cilësohet si më efektivja.

Related Posts

Shkeli perimetrin e sigurisë në Sarandë, policia bllokon skafin dhe gjobit pronarin
Kryesore

Shkeli perimetrin e sigurisë në Sarandë, policia bllokon skafin dhe gjobit pronarin

05/07/2025
Aksident në rrugën Delvinë- Sarandë, 4 të plagosur
Kryesore

Aksident në rrugën Delvinë- Sarandë, 4 të plagosur

05/07/2025
Kapriçot e motit/ Europa digjet nga i nxehti, por Lombardia në Itali përmbytet pas shirave të rrëmbyeshëm
Planet

Kapriçot e motit/ Europa digjet nga i nxehti, por Lombardia në Itali përmbytet pas shirave të rrëmbyeshëm

05/07/2025
Pas pesë ditësh në përballje të vazhdueshme me flakët, shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan
Lajme

Pas pesë ditësh në përballje të vazhdueshme me flakët, shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan

05/07/2025
Telefoni i Laert Haxhiut “ha koka”/ Pas hetimeve pushohen nga puna drejtori i burgut të Drenovës dhe shefi i policisë
Lajme

Telefoni i Laert Haxhiut “ha koka”/ Pas hetimeve pushohen nga puna drejtori i burgut të Drenovës dhe shefi i policisë

05/07/2025
Për herë të parë pas më shumë se 100 vitesh, Parisi lejon qytetarët që të lahen në Senë
Planet

Për herë të parë pas më shumë se 100 vitesh, Parisi lejon qytetarët që të lahen në Senë

05/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Mamuthë dhe gjirafa të lashtë gjenden pranë digës Yamula të Turqisë, duke i hutuar ekspertët

Mamuthë dhe gjirafa të lashtë gjenden pranë digës Yamula të Turqisë, duke i hutuar ekspertët

06/07/2025
Një djalë 12-vjeçar zbulon fosile dinosauri 69 milionë vjeçar gjatë një shëtitjeje në Alberta të Kanadasë

Një djalë 12-vjeçar zbulon fosile dinosauri 69 milionë vjeçar gjatë një shëtitjeje në Alberta të Kanadasë

06/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al