Hugo Maradona, vëllai i legjendës së fuutbollit Diego Armando Maradona që u shua sot ka reaguar i përlotur pas humbjes së madhe.
Mediat vendase shkruajnë së Hugo e ka konfirmuar vdekjen e të vëllait teksa është shprehur se në këto momente, e vetmja gjë që lexon, janë lajmet dramatike.
“Ai kishte një krizë të frymëmarrjes. Tashmë nuk merr me frymë, Diego. Lajmet që më vijnë janë dramatike,”- është shprehur Hugo. Maradona ndërroi jetë sot. Legjenda e futbollit mbylli sytë në moshën 60-vjeçare pas një arresti kardiak.