Sapo shuhet një vatër zjarri aktivizohet një tjetër në qarkun Gjirokastër, duke krijuar një situatë të paprecedentë. Së fundi raportohet për një vatër të madhe zjarri në fshatin Radat të Dropullit. Forcat e shërbimit zjarrfikës të Dropullit, Gjirokastrës dhe Libohovës, si dhe efektivë të Policisë së Shtetit janë nisur drejt fshatit. Raportohet se flakët rrezikojnë edhe disa banesa. Argjirolajm.net do t’ju mbajë të informuar në vijim ndërkohë që sjell pamjet më poshtë.