• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vangjel Tavo ‘vë kujën’: Rilindja rrënoi Gjirokastrën, nuk hapi asnjë vend pune (Harron kohën kur ishte vetë pjesë e Rilindjes)

02/07/2020
Vangjel Tavo akuza për Policinë në Gjirokastër: Po bëhet puç institucional, nuk ikim derisa të hapen dyert e pallatit të sportit (VIDEO)

Nga Dr. Vangjel Tavo 

Qarku i Gjirokastrës është zemra e jugut të Shqipërisë por gjatë viteve të fundit, me ardhjen e Rilindjes ky qark u shkretua dhe u rrënua si kurrë më parë.

Rilindja premtoi zhvillim por solli rrënim e varfëri. Sot ky qark gjendet në kushtet e mbijetesës. Fshatrat janë tërësisht të neglizhuara e pa asnjë mbështetje. Me ardhjen e sektit të Rilindjes në vend që të rriste punësimin sipas premtimeve, të bënte jetëzimin e zonës muzeale, ajo i largoi të gjitha institucionet duke shkarkuar kështu qindra njerëz nga puna e duke lënë pa përpkrahje familje të tëra. Institucionet që janë larguar nga Gjirokastra janë: Drejtoria Rajonale e Bujqësisë; Drejtoria Rajonale e Arsimit; Arkivi; Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial; Drejtoria e Peshëmatjeve (DPM); Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve, Ujerave dhe Turizmit (ISHMPUT) etj. E përvec këtij plani shpopullues dhe penalizues për qytetin dhe qarkun Rilindja largoi shërbimin e Extensionit (këshillimit të fermerëve) duke lënë pas dore fermerët, nuk hapi as edhe një vend të ri pune, nuk ndërmori asnjë plan zhvillimor, duke detyruar të rinjtë por edhe familjarët të largohen apo të jetojnë në kushte të vështira.

Këtë bëri Rilindja. Ky ishte shpërblimi që u dha votuesve që i besuan. Gjirokastra u shkretua. Qyteti i UNESCO-s u braktis. Njerëzit po largohen cdo ditë. Papunësia dhe vuajtja po rëndojnë mbi të gjitha familjet e këtij qarku. Ka papunësi të madhe në cdo zonë. Ka mungesë shprese tek cdo i ri apo e re, tek cdo familjar apo i moshuar.

Shkoni deputetë e ministra të shikoni se në cfarë gjendje e keni shndërruar Gjirokastrën. Shkoni dhe përballuni me socialistët e ndershëm, me të majtët e të djathtët, me qytetarët dhe fshatarët e thjeshtë të cilëve u kërkuat votat e më pas i braktisët dhe i ofenduat duke ua marrë frymën e duke u vrarë shpresën.

Ju heshtni përpara kësaj padrejtësie, por vishni buzëqeshjen e shtirur një herë në cdo katër vjet, sic e ka zakon Rilindja që pas katër vitesh sjell në Gjirokastër kandidatë të rinj që e shesin veten si bijtë e saj e më pas nuk shkelin më në këto treva e jo më të kujdesen për hallet dhe shqetësimet e familjeve të qarkut. Por gjirokastritët dhe të gjithë banorët e qarkut nuk gënjehen kaq lehtë. I majtë e i djathtë, dhe cdo socialist i ndershëm që po vuan njësoj shkretimin e zonës ku banon, nuk do mashtrohen më kurrë nga gëneshtrat e sektit të Rilindjes.

Ky sekt është në frymën e tij të fundit dhe shumë shpejt opozita e bashkuar do i rikthejë Gjirokastrës të gjitha institucionet dhe shërbimet e larguara. Kjo nuk është më një betejë politike por një mision. Një mision për të larguar varrmihësit e shpresës; gangrenën e së mirës publike; shvatësit e pasurive të shqiptarëve; shushunjat që kanë thithur edhe mundin e fundit të familjeve të thjeshta; pengmarrësit e zhvillimit rajonal, kombëtar dhe integrues; gënjeshtarët dhe mashtruesit që shkelën në besë familjet e qarkut të Gjirokastrës e mbarë Shqipërisë.

Ndaj të majtë dhe të djathtë, e socialistë të ndershëm, ti thonë JO këtij sekti malinj që po jep shpirt, e ta flakin një herë e përgjithmonë këtë qeverisje që na rankoi të parën në kontinent vetëm për korrupsion, trafik droge, shpopullim dhe papunësi, në mënyrë që qarkut të Gjirokastrës, dhe mbarë Shqipërisë, t’i kthehet krenaria dhe dinjiteti, por mbi të gjitha shpresa, puna dhe mirëqenia, kaq shumë të nevojshme për cdo tryezë e familje të qytetarëve dhe fshatarëve të thjeshtë./ Koha Jone

Related Posts

Laboratori i kokainës në Greqi, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar
Kryesore

Laboratori i kokainës në Greqi, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar

05/07/2025
Panik në Sarandë! Turisti nxjerr thikën dhe terrorizon pushuesit
Kryesore

Lëvizte me thikë në Sarandë, nën hetim turisti italian

05/07/2025
Atentati/ Ekzekutohet me armë 43-vjeçari në Greqi
Kryesore

Atentati/ Ekzekutohet me armë 43-vjeçari në Greqi

05/07/2025
Radhë kilometrike në Qafë Botë, 14 doganierë grekë të arrestuar për korrupsion
Kryesore

Radhë kilometrike në Qafë Botë, 14 doganierë grekë të arrestuar për korrupsion

05/07/2025
Afera e Bankers/ CEO kinez dhe ish-drejtori Leonidha Çobo mbërrijnë në Gjykatën e Fierit
Kryesore

Afera e Bankers/ CEO kinez dhe ish-drejtori Leonidha Çobo mbërrijnë në Gjykatën e Fierit

05/07/2025
Trafiku i klandestinëve, 7 të arrestuar në Gjirokastër, finalizohen dy operacione (VIDEO)
Kryesore

Trafiku i klandestinëve, 7 të arrestuar në Gjirokastër, finalizohen dy operacione (VIDEO)

05/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

05/07/2025
Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, përplasen dy makina, plagosen drejtuesit

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, përplasen dy makina, plagosen drejtuesit

05/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al