Për ndarjen nga jeta të Edi Peshës, drejtorit të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Gjirokastër, ka reaguar edhe ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo. Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook një mesazh ngushëllimi.
“I trishtuar nga lajmi për ndarjen nga jeta të mikut tim, Edi Pesha, njeriut babaxhan dhe të nderuar, shokut të mirë dhe me vlera të spikatura njerëzore. Ngushëllimet e mia për familjen, miqtë dhe të afërmit. U prehtë në paqe!”, shprehet Tavo.