Pas Sali Berishës edhe Vangjel Tavo del kundër vaksinimit. Gjatë intervistës te Bashkimi në Neës 24, kandidati i LSI-së për deputet në Gjirokastër, tha gjithashtu se drejtësia duhet të veprojë.
“Sot akoma më keq Bashkim, nuk dime nga vijnë vaksinat. Vaksinat nuk jaëë domate, nuk janë fruta. Si mundet të futet një vaksinë në vendin tonë pa u licensuar, as nga autoriteti amerikan as nga ai europian për barnat. Çfarë është kjo vaksinë? Të përdorësh sot vaksinën për propagandë është shumë e rrezikshme. Drejtësia duhet të veprojë, SPAK-u duhet të veprojë. Të ndalohet përdorimi i kësaj vaksine derisa të sqarohet origjina dhe të bëhen analizat se çfarë ajo përmban”, tha Tavo.
Më tej ai akuzoi kryeministrin Rama se po e përdor për propagandë fushatën e vaksinimit.
“Është 100% fushatë politike. Nuk ka bërë vaki në asnjë vend të botës që kryeministri i ndonjë vendi të botës të dalë kaq shumë në televizor të propagandojë arritjet imagjinare, apo të dalë në aeroport të presë vaksinat sikur sikur po pret ndonjë personalitet të lartë”, tha Tavo.
Ndërkohë ish-deputeti i LSI-së nuk pati kurajon qoftë edhe ta përshëndeste vaksinimin kur ai nisi në Gjirokastër disa javë me parë me “Pfizer”. Ta bënte qoftë dhe si mjek.