• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vangjel Tavo në sulm para fushatës: Në qarkun Gjirokastër po vuajnë për bukën e gojës, Rilindja ka shuar çdo shpresë. Duan të sjellin refugjatë

06/07/2020
Tavo përhap lajme të rreme në Dropull: Nëse fiton Edi Rama, do hiqen letrat greke

Pas një kohe të gjatë heshtje Vangjel Tavo vijon të shtojë akuzat ndaj qeverisë teksa jemi afër zgjedhjeve parlamentare. Në një intervistë për gazetën ‘Telegraf’, ndër të tjera ai flet edhe për qarkun Gjirokastër ku ka qenë deputetë për rreth 20 vjet. Sipas Tavos, në qarkun Gjirokastër nuk duhet të vuajnë më njerëz për bukën e gojës. Ai thotë se Rilindja nuk ka hapur.

Pjesë nga Intervista

Tashmë, që Rilindja ka pushtetin qendror dhe atë lokal, a ka ndryshuar për të mirë qeverisja në Qarkun e Gjirokastrës, ku ju jeni zgjedhur deputet?

Rilindja jo vetëm që ka rrënuar qarkun e Gjirokastrës, por ka rrënuar mbarë Shqipërinë. Ka bërë një dëm të paimagjinueshëm në çdo qark të Shqipërisë. Asnjë vend pune nuk është hapur nga Rilindja. Asnjë indikator ekonomik nuk është rritur. Asnjë investitor i huaj i rëndësishëm nuk ka ardhur në Shqipëri. Jemi të fundit në rajon për klimën e biznesit. Na e kalon Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Jemi të fundit për zhvillim dhe të parët për trafikim. Sikur të mos mjaftonte kjo, kjo qeveri ka vite që ka nisur me qëllim planin e saj për shpopullimin e vendit. Universitetit të Gjirokastrës, Vlorës, Shkodrës, Elbasanit, e madje edhe të Tiranës u janë mbyllur shumë degë studimore e kanë rënë ndjeshëm numri i studentëve. E përse? Që rinia të largohet e të mos studiojë këtu e ta ndërtojë këtu të ardhmen e vet. Largimi i shqiptarëve dhe prurja e refugjatëve, siç janë 40,000 refugjatët e ardhur në Shqipëri nga vendet e luftrave, siç është publikuar tashmë në medie, dhe plani për prurje edhe më të madhe, tregojnë për një plan të mirëmenduar e të qëllimshëm shpopullimi. Rilindja ka shuar çdo shpresë.

Qarku i Gjirokastrës është ndoshta më i prekuri nga emigrimi. Përse largohen nga vendi i tyre shqiptarët?

Sepse Rilindja ka vrarë shpresën. Ky sekt që ka zhgënjyer të Majtë e të Djathtë, që ka ofenduar edhe vetë socialistët e thjeshtë, ka vetëm një mision, që ashtu si një re karkalecash të rrafshojë e të gëlltisë të gjitha pasuritë e këtij vendi. Sa më shumë pasurohet ky sekt, aq më shumë varfërohen shqiptarët, ndaj edhe në kushtet më të vështira të jetesës ata detyrohen të largohen.

Gjithësecili duhet të pyesë veten, a ka qenë Shqipëria më keq, sesa kaq, gjatë 30 -viteve të fundit? Të gjithë e dinë që jo. Kurrë shqiptarët nuk kanë vuajtur për bukën e gojës, me kaq shumë papunësi dhe mjerim sa sot. Ndaj edhe largohen, pasi në vendin e shkatërruar e shkretuar nga Rilindja nuk ka më shpresë. Qarku i Gjirokastrës, zemra e Jugut të Shqipërisë, është më i shkretuari, ku qytetarët, fermerët, rinia, pensionistët, dhe familjet po kalojnë kohë shumë të vështira, plot varfëri, papunësi, dhe largim. Me ardhjen e sektit të Rilindjes, në vend që të rriste punësimin sipas premtimeve, të bënte jetëzimin e zonës muzeale, ajo i largoi të gjitha institucionet, duke shkarkuar kështu qindra njerëz nga puna e duke lënë pa përpkrahje familje të tëra. Institucionet që janë larguar nga Gjirokastra janë: Drejtoria Rajonale e Bujqësisë; Drejtoria Rajonale e Arsimit; Arkivi; Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial; Drejtoria e Peshëmatjeve (DPM); Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit (ISHMPUT) etj.

E përveç këtij plani shpopullues dhe penalizues për qytetin dhe qarkun, Rilindja largoi shërbimin e Extensionit (këshillimit të fermerëve) duke lënë pas dore fermerët, nuk hapi as edhe një vend të ri pune, nuk ndërmori asnjë plan zhvillimor, duke detyruar të rinjtë, por edhe familjarët të largohen, apo të jetojnë në kushte të vështira. Këtë bëri Rilindja. Ky ishte shpërblimi që u dha votuesve që i besuan. Gjirokastra u shkretua. Qyteti i UNESCO-s u braktis. Njerëzit po largohen çdo ditë. Papunësia dhe vuajtja po rëndojnë mbi të gjitha familjet e këtij qarku. Ka papunësi të madhe në çdo zonë. Ka mungesë shprese tek çdo i ri apo e re, tek çdo familjar apo i moshuar.

Kam apeluar më parë e do apeloj sërish: Shkoni deputetë e ministra të shikoni se në çfarë gjendje e keni shndërruar Gjirokastrën. Shkoni dhe përballuni me socialistët e ndershëm, me të majtët e të djathtët, me qytetarët dhe fshatarët e thjeshtë, të cilëve u kërkuat votat e më pas i braktisët dhe i ofenduat, duke ua marrë frymën e duke u vrarë shpresën. Sekti i Rilindjes është në frymën e tij të fundit dhe shumë shpejt Gjirokastrës do i kthehen të gjitha institucionet dhe shërbimet e larguara dhe qarkut do i kthehet respekti dhe vëmendja që meriton. Takoj çdo ditë banorë të qarkut që më shprehin dhimbje për vuajtjen që po kalojnë, ndaj për mua kjo nuk është më një betejë politike, por një mision. Askush nuk duhet të vuajë për bukën e gojës në qarkun e Gjirokastrës, apo mbarë Shqipërinë. Ndaj fajtorët duhen larguar e t’u rikthejmë njerëzve dinjitetin, punën dhe shpresën.

Related Posts

Evakuime, rrugë të bllokuara dhe zona pa energji/ Situata e fundit nga moti i keq
Kryesore

Evakuime, rrugë të bllokuara dhe zona pa energji/ Situata e fundit nga moti i keq

18/11/2025
Ben Ahmetaj: Jam kërcënuar nga 3 numra, duan eleminimin tim fizik
Kryesore

Ben Ahmetaj: Jam kërcënuar nga 3 numra, duan eleminimin tim fizik

18/11/2025
Berisha: Edvin, nga ky shesh do të vijë fundi yt
Kryesore

Berisha: Edvin, nga ky shesh do të vijë fundi yt

17/11/2025
Sherr mes prezantueseve të Top Channel, televizioni i pushon nga puna
Kryesore

Sherr mes prezantueseve të Top Channel, televizioni i pushon nga puna

17/11/2025
Surpriza të tjera nga moti, ja çfarë do të ndodhë gjatë javës së ardhshme
Kryesore

Jepet alarmi për përmbytje, Gjirokastra mes 4 qarqeve të rrezikuar

17/11/2025
Policia: Ariu në Memaliaj ka ngordhur, po punojmë të zbulojmë kush e kapi në çark
Kryesore

Policia: Ariu në Memaliaj ka ngordhur, po punojmë të zbulojmë kush e kapi në çark

17/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

A do të jetë Bora Zemani pjesë e ‘BBV5’?

A do të jetë Bora Zemani pjesë e ‘BBV5’?

18/11/2025
Rritja e Shqipërisë dhe meritat për Play Off, Jupi: Ju them çfarë ka ndryshuar

Rritja e Shqipërisë dhe meritat për Play Off, Jupi: Ju them çfarë ka ndryshuar

18/11/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al