Valbona Selimllari ka vendosur që të bëhet pjesë e familjes socialiste, pasi më herët të njëjtin veprim kanë ndërmarrë dhe figura si Landi Hysi apo Vikena Kamenica. Teksa shoqëroi kryebashkiakun Veliaj në Zall-Bastar, Selimllari e shpjegoi mbështetjen për të majtën me një thënie të vjetër përmetare:
‘Tek Partia Socialiste jam sepse ne kemi një thënie nga Përmeti. Unë jam përmetare me origjinë dhe themi: Ai djali dhe ajo vajza po janë punëmbaruar dhe kjo fjalë më ka mbetur gjithmonë në mendje se ma thoshte gjyshi dhe nëna: ‘Punëmbaruari është gjithmonë i suksesshëm’ dhe në fakt unë jam me punëmbaruarit, sepse për hir të së vërtetës nuk kemi kohë të humbim me ata që s’mbarojnë punë’, tha Selimllari.