• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vaksina ruse për COVID-19 në muajin nëntor?

03/08/2020
Vaksina ruse për COVID-19 në muajin nëntor?

Hulumtuesit mbrapa një prej dy vaksinave potenciale të Rusisë kundër koronavirusit, që janë duke pritur procesin e miratimit në këtë shtet, kanë thënë se planifikojnë të nisin prodhimin e vaksinës në muajin nëntor. Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kërkimore Shtetërore për Virologji dhe Bioteknologji, Vektor, Rinat Maksyutov, ka parashikuar më 2 gusht se institucioni që drejton ai do të nisë prodhimin e vaksinës në muajin nëntor.

“Ne presim nisjen e prodhimit në nëntor të këtij viti”, i ka thënë Maksyutov televizionit Rossiya 1, sipas agjencisë së lajmeve TASS.

“Pra, afër fundit të këtij viti dhe në fillim të vitit të ardhshëm ne mund të nisim vaksinimin e të paktën personave që janë pjesë e grupeve të rrezikshme dhe më pas të vazhdojmë me vaksinim masiv”.

Zyrtarët rusë vazhdimisht kanë shtyrë përpara një angazhim tejet dinamik për gjetjen e vaksinës kundër patogjeni që ka infektuar të paktën 849,000 persona dhe ka lënë të vdekur më shumë se 14,000 pacientë në Rusi.Shumë ekspertë të jashtëm kanë shprehur dyshime për disa pretendime të Rusisë, derisa disa detaje që kanë dalë në  kohën e pandemisë përfshijnë edhe akuzat se Moska ka gënjyer për disa aspekte të shpërthimit të virusit dhe mënyrës sesi zyrtarët janë përballur me të.

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe disa zyrtarë tjerë kanë qenë të gatshëm të prezantojnë secilin përparim në luftën ndaj virusit, duke e konsideruar atë si testament të pozitës së Rusisë si lojtare e madhe në botë kur është fjala për shkencë dhe mjekësi.Ministri i Shëndetësisë, Mikhail Murashko ka befasuar shumë persona kur është  zotuar më 1 gusht se Rusia do të zbatojë “vaksinim të shkallës së gjerë” në muajin tetor.

Duke folur para gazetarëve në Nizhny Novgorod, Murashko ka thënë se mjekët dhe punëtorët shëndetësorë do të kenë prioritet në programin e vaksinimit. Murashko nuk ka dhënë detaje tjera rreth këtij procesi. Gjatë javës së kaluar, agjencia e lajmeve, Reuters ka raportuar se një burim i paidentifikuar ka thënë se vaksina e parë potenciale e Rusisë ndaj koronavirusit mund të sigurojë miratim qeveritar në muajin gusht.

Rusia aktualisht ka dy vaksina që po teston ndaj sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi: njëra e Institutit Vektor dhe një tjetër e zhvilluar nga Instituti Gamaleya me bazë në Moskë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes. Megjithatë, për publikun janë bërë të ditura shumë pak detaje rreth këtyre vaksinave. Ndërkohë, në gjithë botën janë duke u testuar mbi 100 vaksina, duke treguar një dedikim të pashembullt për gjetje të ilaçit ndaj virusit vrasës që fillimisht është raportuar në Kinë në fund të vitit të kaluar.

Si pasojë e tij deri më tani kanë vdekur 685,000 njerëz, derisa miliarda të tjerë janë detyruar të qëndrojnë në izolim, duke ndikuar në humbje të mëdha ekonomike. Disa prej hulumtuesve më optimistë në botë kanë sugjeruar se zhvillimi i vaksinës për koronavirusin e ri, do të mund të zgjasë deri në fund të këtij viti – kohë shumë e shkurtër në krahasim me vite apo dekada që zakonisht merr zhvillimi një të tille.

Udhëheqësi i fondit sovran të pasurisë, që është duke financuar kërkimet për vaksinën, Kiril Dmitriyev, i ka konsideruar punimet për vaksinën si “moment të Sputnikut”, referencë ndaj lansimit të suksesshëm të satelitit të parë botëror nga ana e ish-Bashkimit Sovjetik më 1957.

“Amerikanët janë befasuar kur kanë dëgjuar zhurmën e Sputnikut”, i ka thënë Dmitriyec CNN-it.

“Njëjtë edhe me vaksinën. Rusia do të jetë e para edhe aty”. Në një seancë dëgjimore para Kongresit amerikan më 31 korrik, Anthony Fauci, zyrtari kryesor i Shteteve të Bashkuara për sëmundje infektuese, ka shprehur shqetësim rreth raportimeve për vaksina ndaj COVID-19, në Rusi dhe Kinë. “Shpresoj se kinezët dhe rusët janë duke testuar vërtet vaksinën para se ta shpërndajnë atë”, ka deklaruar mes tjerash Fauci.(rel)

Related Posts

Kryesore

Kushtetuesja shtyn për javën tjetër çështjen e pezullimit të Ballukut

28/11/2025
Zegjineja shpjegon CV-në: S’kam punuar roje, por isha juriste. Paratë i kam të ligjshme
Kryesore

Zegjineja shpjegon CV-në: S’kam punuar roje, por isha juriste. Paratë i kam të ligjshme

27/11/2025
Tornado “Adel” godet Greqinë, raportohen dëme të shumta (VIDEO)
Kryesore

Tornado “Adel” godet Greqinë, raportohen dëme të shumta (VIDEO)

27/11/2025
Forcohet argjinatura e Bistricës, ministri Vengu në kanalin e Çukës: Vijon puna deri në rehabilitimin total
Kryesore

Forcohet argjinatura e Bistricës, ministri Vengu në kanalin e Çukës: Vijon puna deri në rehabilitimin total

27/11/2025
Sherri mes prezantueseve të Top Channel, flet Enxhi Nasufi: Jam shumë e fortë, nuk ka asnjë njeri që më ndalon
Kryesore

Sherri mes prezantueseve të Top Channel, flet Enxhi Nasufi: Jam shumë e fortë, nuk ka asnjë njeri që më ndalon

27/11/2025
3 fshatra të izoluar në Delvinë, shkatërrohet ura e e fshatit Leftrehor
Kryesore

3 fshatra të izoluar në Delvinë, shkatërrohet ura e e fshatit Leftrehor

26/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Hysaj jashtë listës, mbrojtësi kuqezi i destinuar të largohet nga Lazio në janar

Hysaj jashtë listës, mbrojtësi kuqezi i destinuar të largohet nga Lazio në janar

28/11/2025
Lazio, test i fortë për titullin, por Allegri humbet Pulisic

Lazio, test i fortë për titullin, por Allegri humbet Pulisic

28/11/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al