• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vajza e aktores italiane shpërthen në rrjetet sociale pasi Allegri tradhtoi nënën e saj

13/10/2021
Vajza e aktores italiane shpërthen në rrjetet sociale pasi Allegri tradhtoi nënën e saj

Ditën e sotme u konfirmua ndarja e njërit prej çifteve VIP në Itali. Pas 4 vitesh bashkë, edhe në bashkëjetesë, lidhja pasionante, me uljet dhe ngritjet e veta, mes Masimilliano Allegrit dhe Ambra Angiolinit ka përfunduar. Sigurisht, mediat italiane kanë rrëmuar edhe mbi shkakun e kësaj thyerjeje, e cila besohet të jetë tradhtia e trajnerit të Juventusit. Partnerja e tij, aktore e njohur në Itali, pasi kishte bërë gjithçka që ta ruante këtë lidhje në momente të tjera krize më herët, kësaj radhe nuk e ka toleruar trajnerin bardhezi.
Deri këtu gjërat kishin mbetur mes çiftit, por sot, shkuarja e gazetarëve të “Striscia la Notizia” në shtëpinë e saj në Milano, duke i dhënë “Tapiro d’Oro” në shenjë perzonazhi të radhës publik negativ, ka tërbuar vajzën e aktores. Kjo e fundit, Jolanda, ardhur në jetë nga martesa e Ambra me këngëtarin e njohur italian, Francesco Renga, ka shpërthyer keq në rrjetet sociale. Ajo e ka më shumë me emisionin e njohur italian, që kërkon të bëjë humor me fatkeqësitë e të tjerëve, ndërsa mes rreshtave ngre pyetjen ekzistenciale sipas saj: Çfarë është e dënueshme mes besimit te dashuria dhe tradhtisë?
Ja mesazhi i saj i plotë, që nënkupton hapur tradhtinë e trajnerit të Juventusit: “Sot, nëna ime mori një ‘Tapir’ (gjitar barngrënës, i ngjashëm në formë me derrin), pas publikimit të artikujve të ndryshëm mbi përfundimin e lidhjes së saj. Sidoqoftë, arsyeja e kësaj vizite nuk është e qartë për mua.
Natyrisht, e di mirë se jeta e një personazhi publik, sipas disave, nuk mund të mbahet private, por a është vërtet e nevojshme ta zemërohesh dikë në një situatë të tillë? Pse duhej të trokisnit tek ajo në Milano? Pse të mos shkonit në Torino (ku është Allegri)? Kështu po fajësoni nënën time, pse i besoi personit me të cilin ishte dhe me të cilin ndau katër vite të jetës së saj?! Nëse, në fund, ky person doli të ishte ndryshe nga sa hiqej, a është faji i atyre që besojnë apo atyre që tradhtojnë besimin, por edhe tradhtojnë në çdo kuptim të mundshëm?
Çfarë është e dënueshme; tradhtia apo besimi te dashuria? Ju luani lojën, jam dakord, por nuk duket se luhet kaq kollaj me dikë. Dhe më thoni çfarë dëshironit që i shkuat në shtëpi, se nuk di të bëj shaka pa kripë si ju. Nuk bëni askënd të qeshë, teksa i trajtoni kështu vuajtjet e njerëzve. Nëna ime ishte e përfshirë në një lidhje që përfundoi, por nuk e meritonte ta trajtonit kështu”.

Related Posts

Zyrtare/ Asllani rinovon kontratën, qëndron te skuadra deri në vitin 2029
Sport

Zyrtare/ Asllani rinovon kontratën, qëndron te skuadra deri në vitin 2029

14/07/2025
Goditi dy lojtarë të Romës, gjobitet Zaniolo
Sport

Goditi dy lojtarë të Romës, gjobitet Zaniolo

14/07/2025
Kontratë për gjashtë sezone, Real Madrid prezanton mbrojtësin
Sport

Kontratë për gjashtë sezone, Real Madrid prezanton mbrojtësin

14/07/2025
Lideri absolut i MOTO GP, Mark Markez: Gjithçka nën kontroll, fitova pa rrezikuar
Sport

Lideri absolut i MOTO GP, Mark Markez: Gjithçka nën kontroll, fitova pa rrezikuar

14/07/2025
Mes historisë dhe festës, Bylisi i Superiores “nxeh motorët”!
Sport

Mes historisë dhe festës, Bylisi i Superiores “nxeh motorët”!

14/07/2025
Kualifikueset e Champions League/ Egnatia luan nesër sfidën e dytë ndaj Breidablikut
Sport

Kualifikueset e Champions League/ Egnatia luan nesër sfidën e dytë ndaj Breidablikut

14/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Roza Lati për nënën e saj, Rita Latin: E kam parë gjithmonë si Merlin Monroe-n time

Roza Lati për nënën e saj, Rita Latin: E kam parë gjithmonë si Merlin Monroe-n time

14/07/2025
Banorët e Thethit bllokojnë rrugën, Rama: Marrëzi kriminale!

Banorët e Thethit bllokojnë rrugën, Rama: Marrëzi kriminale!

14/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al