• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Uthull “made in Albania”, historia e punishtes që sot eksporton produkte jashtë vendit

12/02/2017
Uthull “made in Albania”, historia e punishtes që sot eksporton produkte jashtë vendit

Ndonëse nuk është një produkt i konsumit të përditshëm, uthulla s’mund të mungojë në kuzhinën tonë, aq më tepër kur ajo prodhohet në mënyrë natyrale. I tillë është rasti i kompanisë “Agro Fruit” në Korçë, e cila ka nisur me prodhimin e uthullës që në vitin 2010 dhe sot pas rreth shtatë vitesh e ka zgjeruar gamën e prodhimit me tre variante të reja: uthullën klasike, uthullën medicinale dhe uthullën me mjaltë.

Uthulla medicinale ka në përbërje të saj bimë medicinale si rigoni, rozmarina, kanella, degëza bredhi apo rozmarina, të cilat janë tejet të pasura me vitaminë C. Kjo lloj uthulle ka aromë të veçantë dhe veti kurative për një sërë sëmundjesh, sidomos për ata që vuajnë nga diabeti.

Ndërkohë uthulla me mjaltë është një patentë shumë e njohur në SHBA dhe natyrisht me veti kurative, jo thjesht për përdorim në kuzhinë. Për shkak të prodhimit në mënyrë natyrale duke u bazuar te një metodikë hungareze, këto lloje uthulle dallojnë shumë nga marka të tjera që mund të jenë në treg, qoftë vendase apo nga ato që futen përmes importit. Kompania “Agro Fruit” në Korçë është një tjetër histori suksesi “Made in Albania”. Nisi fillimisht si një punishte e vogël që merrej me përpunimin e mollës jeshile, për të vijuar më pas me prodhimin e uthullës, e cila jo vetëm është e preferuar në tregun vendas, por eksportohet edhe në shumë vende të tjera të botës. Ky është një rast që mund të frymëzojë të tjerë sipërmarrës vendas për të rritur më tej ndërmarrjet dhe shtuar gamën e produkteve “made in Albania”./SME Albania

Related Posts

Si ta kthesh 14 shkurtin në festë kur je beqar
Lifestyle

Si ta kthesh 14 shkurtin në festë kur je beqar

10/02/2026
Lakra e Brukselit, një ‘minierë’ e vërtetë vlerash ushqyese
Lifestyle

Lakra e Brukselit, një ‘minierë’ e vërtetë vlerash ushqyese

10/02/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Lifestyle

“Ndaloni mjaltin në temperature të lartë dhe moshë të vogël”, nutricionistja: Ja çfarë ndodh

09/02/2026
A është gjithçka që hamë e lidhur me kancerin?
Lifestyle

A është gjithçka që hamë e lidhur me kancerin?

07/02/2026
Studimi shkencor/ Aktiviteti gjigant vullkanik, më i madhi në histori, si ndryshoi korja e Tokës
Lifestyle

Studimi shkencor/ Aktiviteti gjigant vullkanik, më i madhi në histori, si ndryshoi korja e Tokës

06/02/2026
Sa një autobus, shkencëtarët zbulojnë një kandil deti gjigant pranë brigjeve të Argjentinës (VIDEO)
Lifestyle

Sa një autobus, shkencëtarët zbulojnë një kandil deti gjigant pranë brigjeve të Argjentinës (VIDEO)

04/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

‘Përçahen’ dy kunatat në Big Brother, Selin: Ka lënë skema të shëmtuara me mua

‘Përçahen’ dy kunatat në Big Brother, Selin: Ka lënë skema të shëmtuara me mua

10/02/2026
VIDEO/ Shpërdoron avantazhin e dyfishtë, Chelsea zhgënjen në Premier League

VIDEO/ Shpërdoron avantazhin e dyfishtë, Chelsea zhgënjen në Premier League

10/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al