Programet 2 vjeçare profesionale janë shpresa e Universitetit Eqerem Çabej në Gjirokastër për të tërhequr studentë për vitin e ri akademik. Vendosja e notës mesatare 7 për degët e mësuesit ka ulur ndjeshëm numrin aplikimet për këto programe, prioritare për universitetin e Gjirokastrës! 1219 studentë kanë aplikuar për t’u regjistruar në të gjitha programet në fazën e parë.
Vendosja e notës mesatare 7 si kriter për pranimet në degët e mësuesisë ka ulur ndjeshëm numrin e aplikimeve për këto programe në Universitetin “Eqerem Çabej” të Gjirokastrës.
“Për degët e mësuesisë kemi rënie të theksuar. Shkak ndoshta ndikoi dhe mesatarja 7 për këtë kategroi studentësh. Megjithatë kemi tre raunde”, thotë zv.rektori Jani Dine në një intervistë për Ora News.
Zëvendës rektori i Jani Dine thotë se në fazat e para të regjistrimit interesi më i lartë i studentëve vihet re në degët e ekonomikut, infermierisë dhe Teknologjisë së Informacionit.
Jani Dine: “Për degët Ekonomik, Infermieri dhe mami numri i aplikantëve është ruajtur”
1219 studentë kanë aplikuar për t’u regjistruar pranë Universitetit të Gjirokastrës në fazën e parë, ku interes kanë zgjuar edhe 5 programet 2-vjeçare të arsimit profesional, tek të cilat mund të regjistrohen ata që kanë mesatare nën 6. Nga 1219 aplikime, 480 vetë janë me mesatare nën 6. Pra, rreth 40% e totalit të aplikimeve janë studentë me mesatare nën 6, të cilët mund të futen vetëm në programet profesionale.
Nga vit në vit, Universiteti i Gjirokastrës ka shënuar rënie drastike të numrit të studentëve duke bërë që disa programe studimi të rrezikojnë të mbyllen.