• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Unë jam Tirja, kam dy fjalë për vete e për ty nga shtylla e turpit!

13/01/2021
Unë jam Tirja, kam dy fjalë për vete e për ty nga shtylla e turpit!

Nga Andrea Danglli

Mes ankthit dhe neverisë, e ndoqa me dhjetëra herë emisionin “STOP” ku shfaqej një sanitare e cila duke u prezantuar si infermiere, mundi të zhvatë miliona lekë nga një familje që kishte shtruar në spitalin “COVID 2” një 55-vjeçare të infektuar nga pandemia.

E pashë kaq herë me kujdes jo për ta mësuar përmendësh dhe as për të gjurmuar ndonjë detaj që mund t’i kishte shpëtuar syrit tim, por për të bindur vetveten se bashkë me Tiren duhet të varem edhe unë me çengela fjalësh mbi shtyllën e turpit.

Mbase është më e drejtë të jem edhe vetë aty i demaskuar ku shumëkush të mund të më gjuajë pamëshirshëm nga të katërta anët me sharje e mallkime për të shfryrë dufin e akumuluar. Bëj mirë të hesht e të mos them asnjë gjysmë fjale në atë moment pasi unë jam Tirja e mjerë, një version i shëmtuar i saj apo edhe më keq akoma nëse ka.

E them këtë jo se kam vrapuar të mbledh fajde nga të sëmurët apo t’i ha supën ndonjë fatkeqi që po jep shpirt, por sepse jam pjesë e një shoqërie që ka ndërtuar në heshtje një inkubator kriminal ku Tirja dhe 1001 shoqet e saj kanë lindur e janë rritur fuqishëm sa sot është e vështirë t’i fusësh në shinat e integritetit njerëzor.

Tiren sot mjafton ta thërrasësh dhe mund ta gjesh ngado pasi thuajse të gjithë kanë nevojë për të. Ajo është personazh kryesor në skenarët korruptive, ndaj jemi mësuar ta shohim pranë Kryeministrit, Ministrit, deputetit, drejtorit, sekretarit, policit, prokurorit, gjyqtarit, mjekut, pedagogut, madje dhe vetë Tires origjinale.

Ne e shohim përballë nesh prej vitesh, e marrim të na shërbejë dhe reagojmë ndaj saj vetëm kur gjërat nuk shkojnë ashtu sikurse duhet. Në të kundërt ajo bëhet mikja jonë paçka se për shumëkënd bëhet protagoniste e këtyre kronikave të vjetra kanibale që fatkeqësisht aktualizohen duke na rikujtuar se ky është një nga dështimet e mia dhe të tuat.

Po, është dështim i yni, pasi ti dhe unë kemi zgjedhur që në shumë raste të heshtim sa herë që hasim një Tire përballë, e cila vepron e pafrikë dhe e paturp meqenëse për nga morali nuk ka ndonjë gjë për të humbur. E di që mbase tingëllon e tepërt, por nëse e mendon se sa herë kemi dëgjuar histori të tilla dhe nuk kemi reaguar aq sa duhet dhe ku duhet, besoj se bindesh se jemi bashkëfajtorë.

Prangat që mbërthehen duarve pasi ka marrë ferra uratën, ndonjëherë dhe në mënyrë të pakthyeshme, si në rastin e zonjës që humbi tashmë jetën, jo gjithmonë janë zgjidhje për problemin.

Madje edhe nëse kapet dhe ndëshkohet, Tirja nuk bëzan, merr mbi supe të gjithë fajin për të shpëtuar padronët dhe garanton që inkubatori famkeq nuk do të dëmtojë filizat e reja për të cilat ne jemi bashkëfajtorë që i shohim pa folur teksa mbijnë, forcojnë rrënjët, shumohen dhe lulëzojnë tamam si ato barërat e këqija kacavjerrës.

Kjo na bën dyfish përgjegjës në krim duke qenë një model akoma më i shëmtuar se sa Tirja, pasi nëse do të kishim vepruar për çdo herë që kemi qenë përballë situatave të tilla, simotrat e saj nuk do të kishin guximin të ndërmerrnin sjellje të tilla shtazarake.

Madje-madje, edhe në këtë rast heroina e vërtetë që meriton të “dekorohet” pas vdekjes është zonja 55-vjeçare e cila me fundin e saj tragjik na përçoi një shuplakë fytyrës të gjithëve që duhet të hapim akoma dhe më shumë sytë përpara këtyre plagëve për të mos lënë mijëra viktima të tjera të korrupsionit të dergjen në këtë tmerr.

Reagimi i shtetit në këtë rast ishte i shpejtë e korrekt, por i pamjaftueshëm pasi në hapësirën ku ajo ka vepruar e shkujdesur dhe krejt e lirë, duhet të jetë akoma edhe më e gjerë lista e përgjegjësve, përderisa ajo hynte dhe dilte nga pavijoni në pavijon si të ishte në shtëpinë e saj.

Pjatën e mangët të zonjës në ushqime, tryezën e larguar, mungesën e shërbimit dhe vëmendjen e zbehtë nuk ka mundësi që ta ketë parë vetëm një nga Tiret e shumta apo të kenë qenë veç në dorën e saj.

Për më tepër të gjitha strukturat shtetërore që paguhen nga taksapaguesit për t’u marrë me gjurmimin e Tireve në këtë sistem të keqinfektuar dhe toleruar prej vitesh duhen shkundur nga gjumi letargjik për të rritur shkallën e përgjegjshmërisë apo goditjes.

Ndryshe të dorëzojnë çelësat dhe të zhduken nga zyrat sepse janë po aq çnjerëzore sa ajo pastruesja e cila në ikje na tregoi të gjithëve plehrat që kemi para fytyrës dhe bëjmë sikur s’i shohim.

Pastaj vijmë ne qytetarët që jemi pre e gjahtarëve të tillë profesionistë, ku mesa duket ende s’e kemi kuptuar se sa shumë punë prishim me indiferencën tonë, e cila tashmë ka fituar imunitet ndaj ngjarjeve të tilla ku si çdo çudi tjetër na bën përshtypje veç tre ditë.

Heshtja dhe mungesa e veprimit janë vrastare për të nesërmen, ndaj Tirja e sotme brenda nesh duhet “dënuar me vdekje” për t’u hedhur njëherë e mirë jashtë sistemit.

Përndryshe nuk do të jetë e aspak e largët dita kur ajo të na japë goditjen e radhës duke prodhuar veç lajmet e klithjes shoqërore, por jo zgjidhjen që të gjithë aq shumë e duam, por s’bëjmë thuajse asgjë për ta sjellë./TemA

Related Posts

Aksident në Vlorë, plagoset një shtetas amerikan
Kryesore

Aksident në Vlorë, plagoset një shtetas amerikan

15/07/2025
E rëndë në Dhërmi/ I riu humb jetën duke luajtur volejboll
Kryesore

E rëndë në Dhërmi/ I riu humb jetën duke luajtur volejboll

15/07/2025
Trafikonte 7 emigrantë nga Bangladeshi, shoferi arrestohet në Memaliaj (VIDEO)
Lajme

Trafikonte 7 emigrantë nga Bangladeshi, shoferi arrestohet në Memaliaj (VIDEO)

15/07/2025
Aksident, makina kthehet përmbys në rrugën Kardhiq-Sarandë
Kryesore

Aksident, makina kthehet përmbys në rrugën Kardhiq-Sarandë

15/07/2025
Vrasje e mistershme në Athinë/ Ekzekutohet profesori amerikan
Kryesore

Vrasje e mistershme në Athinë/ Ekzekutohet profesori amerikan

15/07/2025
Kryesore

Dorëheqjet e drejtorëve/ Cilat janë bashkitë që nuk kanë zbatuar urdhrin e Ramës

15/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

15/07/2025
VIDEO/ 4 gola në pjesën e parë, Egnatia e pëson keq në Islandë, Breidablik shumë e fortë

VIDEO/ Eleminim dhe humbje e thellë, katastrofë e Egnatias në Champions, kampionët e Shqipërisë turpërohen në Islandë

15/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al