• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ultimatumi i virusit

29/09/2020
Ultimatumi i virusit

Nga Edgar Morin

Jam një viktimë jo e drejtpërdrejtë e epidemisë së gripit spanjoll prej të cilës thuajse vdiqa, madje linda i vdekur, por rilinda përmes shkundjeve të përsëritura nga gjinekologu i cili më mbajti të varur nga këmbët për tridhjetë minuta. Nëntëdhjetë e nëntë vite më vonë, koronavirusi po më risjell sërish në takimin që shtymë kur linda. Kriza e pandemisë, megjithëse mua më habiti mjaft, nuk çuditi aspak mënyrën time të të menduarit, por madje i ka konfirmuar mendimet e mia. Sepse në fund të fundit jam bir i të gjitha krizave që nëntëdhjetë e nëntë vitet e mia kanë përjetuar dhe ndaj së cilave kam reaguar përmes një rezistence intelektuale dhe politike kundër dy barbarive që kërcënojnë gjithmonë e më shumë njerëzimin: barbaritë e vjetra, që vijnë nga orët e errëta të ekzistencës sonë, nga nënshtrimi, skllavërimi, urrejtja, përçmimi që gjithmonë e më shumë po tregohet në sjelljet ksenofobe dhe raciste, dhe në barbaritë e ftohta të pasqyruara në përllogaritjet e akullta të përfitimeve që dominon në gjithë botën.

Një virus i vogël i shfaqur papritur në një fshat shumë të largët të Kinës krijoi një kataklizmë globale. Sigurisht që pandemi historia ka parë plotë. Dhe sigurisht, unifikimi bakterial i botës u realizua me konkuistën e Amerikave, por e reja thelbësore e Covid-19 qëndron në faktin që është në origjinën e një mega-krize, e shkaktuar nga një shumësi krizash politike, ekonomike, sociale, ekologjike, kombëtare, planetare që i mbivendosen njëra-tjetrës dhe që kanë komponentë, ndërveprime dhe pasiguri të shumëfishta të ndërlidhura në një fjalë komplekse. E vërteta e rrufeshme e zbuluar nga kjo krizë është fakti se çdo gjë që dukej si e ndarë në të vërtetë është e pandashme.

Periudha pas-koronavirusit është po aq shqetësuese sa vetë kriza. Mund të jetë si apokaliptike ashtu edheshpresësjellëse. Shumë ndajnë mendimin se bota e nesërme nuk do të jetë më si ajo e djeshme. Po si do të jetë? A do të dimë të marrim mësimin e duhur nga kjo pandemi që i tregoi të gjithë njerëzve se fati i tyre është fortësisht i lidhur me fatin bioekologjik të planetit? Ja, sapo hymë në kohën e paqartësisë. Nuk kemi qenë kurrë aq të mbyllur fizikisht si gjatë karantinimit dhe gjithsesi, nuk kemi qenë kurrë kaq të hapur ndaj fatit tokësor. Jemi të dënuar të reflektojmë mbi jetët tona, mbi marrëdhëniet tona me botën dhe mbi vetë botën. E ardhmja e paparashikueshme tani është në ngjizje. Le të shpresojmë se bëhet fjalë për një rigjenerim të politikës, për një mbrojtje të planetit dhe për humanizimin e shoqërisë: ka ardhur koha të ndërrojmë rrugë.

Në të vërtetë, koronavirusi na jep mësime të ndryshme për ekzstencën tonë, lidhur me gjendjen njerëzore, për paqartësinë e jetës, për marrëdhënien me vdekjen, për civilizimin që kemi ndërtuar, për rizgjimin e solidaritetit, barazinë sociale, situatat diverse, natyrën e krizës, shkencën dhe mjekësinë, krizën e inteligjencës, mangësitë e mendimit dhe veprimit politik, delokalizimin dhe varësinë kombëtare, krizën e Europës dhe planetit.

Kriza planetare e lindur nga koronavirusi mbi të gjitha nxjerr në pah fatin e njerëzve në një lidhje të pazgjidhshme me fatin e Tokës. Dhe në të njëjtën kohë, përkeqëson krizën e njerëzimit që nuk është në gjendje të bashkohet rreth humanitetit. Momenti historik i vështirësive të mëdha që po përjetojmë, është gjithashtu i mbushur me sfida që i përkasin kushtit ekzistencial, politikës, globalizimit, demokracisë, teknologjisë dixhitale, ekologjisë, ekonomisë, paqartësive të së ardhmes dhe një procesi të mundshëm regresiv. Kriza shëndetësore që vazhdon të ndihet bashkohet me një krizë politike dhe një krizë ekonomike, të cilave ende nuk ua kemi matur thellësinë dhe jetëgjatësinë. Një krizë botërore ushqimore duket se po afron. Ka filluar një krizë dramatike sociale që rezulton nga rritja e numrit të punëtorëve të papunë dhe të pasigurt.

Prandaj, ndërrimi i rrugës duket jetësor. Për ta bërë, qytetërimi perëndimor mundet dhe duhet të shpalosë më të mirën e tij: traditën humaniste, mendimin kritik dhe autokritik, parimet e demokracisë, të drejtat e burrave dhe të grave. Por duhet të braktisë arrogancën e tij. Humanizmi është në krizë përballë derivateve dhe nostalgjive të nacionalizmave, të fenomeneve të reja të racizmit dhe ksenofobisë, mbizotërimit të interesit ekonomik mbi gjithçka tjetër. Ndërgjegja e bashkësisë së fatit njerëzor duhet të rigjenerohet dhe t’i japë një karakter konkret universilazimit të tij deri tani abstrakt. Gjithkush do të mundet atëherë të ndjejë integrimin e vet në aventurën e njerëzimit. Nëse një ndërgjegje e tillë përhapet në botë duke u bërë forcë historike, atëherë njerëzimi mund të krijojë një politikë të humanitetit.

Historia njerëzore, me madhështitë e saj, me krimet, me skllavëritë, me perandoritë që udhëheqin e bien, është e njëjta aventurë e mahnitshme e bërbërë nga krijime e shkatërrime, mjerimi dhe fati. Jetojmë në këtë aventurë të pabesueshme, me mundësitë e saj shkëncore që njëkohësisht janë të mrekullueshme dhe tmerruese. Brenda kësaj aventure të panjohur bën pjesë secili, së bashku me shtatë miliardë qeniet e tjera njerëzore, si një qelizë që bën pjesë në një trup mes qindra miliarda qelizave të tjera. Di se në ekzistencën e kozmosit, njerëzimi është në një mënyrë të re objekt dhe subjekt i marrëdhënies së pazgjidhshme, nga njëra anë që bashkon (Eros) dhe nga ana tjetër që ndan (Polemos) dhe shkatërron (Thanatos). Pjesa e Erosit në vetvete është e paqartë, sepse mund të verbojë vetveten dhe kërkon inteligjencë, gjithnjë e më shumë inteligjencë, por edhe dashuri, gjithnjë e më shumë dashuri

*Edgar Morin është filozof dhe sociolog francez, i lindur në Paris më 1921. Vepra e tij voluminoze përbëhet kryesisht nga analiza e fenomeneve kulturore në marrëdhënie me mjetet e komunikimit masiv dhe nga epistemologjia e shkencave humane, që ka kulmuar me veprën “Metoda”. Së fundi ka shkruar librin “Të ndryshojmë rrugë” kushtuar koronavirusit. Artikulli u përkthye nga Erjon Uka./ TiranaPost

Related Posts

Një dritare reflektimi nga Vlora/ Fituam, po përse fituam?
Blog

Një dritare reflektimi nga Vlora/ Fituam, po përse fituam?

12/07/2025
Turma do gjak!
Blog

Thethi nuk është i vetmi vend ku shteti duhet të kujtohet për ligjin

11/07/2025
Unë, “mercenari” i SPAK, që “parashikova” arrestimin e Ilir Metës
Blog

Unë, “mercenari” i SPAK, që “parashikova” arrestimin e Ilir Metës

06/07/2025
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Blog

Sa mandate i kanë rënë PD-së nga mbështetja e Belerit?

06/07/2025
“Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë pardon popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra!”
Blog

“Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë pardon popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra!”

05/07/2025
The Guardian: Trump Netanyahu dhe Khamenei
Blog

The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

15/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Banorët e Thethit bllokojnë rrugën, Rama: Marrëzi kriminale!

Banorët e Thethit bllokojnë rrugën, Rama: Marrëzi kriminale!

14/07/2025
Me 14 mijë euro të padeklaruara në kufi, ndalohet një person në Kakavijë

Me 14 mijë euro të padeklaruara në kufi, ndalohet një person në Kakavijë

14/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al