• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ulsi Manja dhe KLGJ e kanë mbledhur mendjen “top”: Shkrirja e gjykatave në Shqipëri është projekt ‘vizionar’

11/03/2022
Ulsi Manja dhe KLGJ e kanë mbledhur mendjen “top”: Shkrirja e gjykatave në Shqipëri është projekt ‘vizionar’

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Ministria e Drejtësisë mbrojtën në një dëgjesë publike me grupet interesit projektin e hartës së re gjyësore, duke insistuar se do ta bëntë sistemin e drejtësisë më efiçent.

Nga Besar Likmeta

Të premten në mëngjes Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Ministria e Drejtësisë mbajtën seancën e fundit dëgjimore me grupet e interesit për draftin e hartës së re gjyqësore, e cila synon ta reduktojë numrin e gjykatave në vend nga 38 në 19.

“Ky draft është nga më të guximshmit dhe më vizionari,” pretendoi Brikena Ukperaj, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe njëherazi pjesë e grupit të punës për hartimin e hartës së re gjyqësore.

Duke folur përparë përfaqësuesve të shoqatave të biznezit dhe dhomave të tregtisë, Ukperaj theksoi se ligji ‘Për Organizmin e Pushtetit Gjyqësor’ vendoste kritere për numrin e gjyqtarëve që mund të kishte një gjykatë rrethi apo apeli.

Ajo tha se harta e re gjyqësore nxiste specializimin dhe efiçencën e sistemit, duke i mbyllur gjykatat e vogla dhe duke i konsoliduar ato në seksioni të specializuara në rrethe e mëdha. Anëtarja e KLGj-së theksoi se të dhënat e analizuara nga grupi i punës – bazuar në dosjet e reja që regjistrohen në gjykata dhe jo çështjet e prapambetura – kanë treguar se gjykatat e vogale nuk janë efiçente.

“Një gjyqtar në Tiranë mban ngarkesë të barabartë me një gjykatë të vogël rrethi,” tha Ukperaj, duke shtuar se në kryeqytet kishte gjyqtarë që po shqyrtonin njëkohësisht deri në 1 mijë çështje gjyqësore.

Ukperaj insistoi se shkurtimi i numrit të gjykatave në vend, jo domosdoshmërisht e kufizonte aksesin e qytetarëve tek drejtësia.

‘Duhet konceptuar gjykata jo si godinë, por si shërbim,” tha ajo.

Në dëgjesë morrën pjesë edhe Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe kreytarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami.

Llagami theksoi në fljalën e saj përshëndetëse rëndësinë e konsultimeve me grupet e interesit për hartimin e një projekti të mirë për riorganizimin e sistemit të drejtësisë.

“Asnjë vendimmarrje e madhe nuk duhet të merret pa u konsultuar dhe reflektuar shqetësimet tuaja,” tha ajo.

Llagami gjithashtu shpjegoi se grupi i punës për hartën e re gjyqësore kishte punuar për një periudhë 2 vjeçare për të analizuar indikatorët e sistemit dhe ishte asistuar nga Këshilli i Europës dhe USAID-i.

Ndërkohë, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se pas procesit të kosultimit publik të draftit dhe reflektimit të sugjerimeve të grupeve të interesit, drafti do të dikskutohej me Prokurorinë e Përgjithshme dhe KLP-në, përpara se të dërgohej në Këshillin e Ministrave.

Manja theksoi se hartimi i hartës së re ishte një detyrim ligjor që KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë nuk mund ta shmangnin dhe nuk lidhej me procesin e vetingut dhe vakancat që ka krijuar.

“Këtu nuk bëhet fjalë për hartë të re, por për riorganzim,” tha Manja. “Riorganizimi nuk merr në konsideratë stokun e çështjeve dhe nuk diktohet as nga procesi i vetingut,” shtoi ai.

Gjatë fjalës së tyre përfaqësuesit e dhomave të tregtisë e vunë theksin në problematikat që has biznesi në gjykatat administrative, stokun e madh të çështjeve të krijuara dhe afatet e zgjatura të shqyrtimit të tyre.

“Arbitrariteti dhe mosbatimi i ligjit krijojnë çështje gjyqësore,” tha Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë. “Gjykata vendos në 90% të rasteve në favor të shtetit,” u ankua ai, duke ilustruar problematikën me të cilën përballen sipërmarrjet në gjykatat administrative.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47
Kryesore

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

11/05/2025
KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani
Kryesore

KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

11/05/2025
Voton Berisha: Do të kemi një ditë të dytë vere!
Kryesore

Voton Berisha: Do të kemi një ditë të dytë vere!

11/05/2025
Voton kryeministri Edi Rama
Kryesore

Voton kryeministri Edi Rama

11/05/2025
Radhë në Kakavijë, thirrje palës greke: Shtoni sportelet!
Kryesore

Zgjedhjet, fluks në Kakavijë

11/05/2025
100-vjeçari hedh votën: Kam votuar që në vitin 1946
Kryesore

100-vjeçari hedh votën: Kam votuar që në vitin 1946

11/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

11/05/2025
KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al