Një tornado është ngritur në bregdetin e Kythiras në Greqi këtë të hënë duke ofruar pamje të pabesusheme për banorët. Në mediat greke janë publikuar fotot ku shihet uji i ngritur në ajër në formën e një cilindri gjigand që dukej sikur lidhte tokën me qiellin. Ky fenomen ndodh për shkak të ndryshimeve të temperaurës në sipërfaqen e detit gjatë sezonit të vjeshtës, por në këtë rast, tornadoja erdhi si pasojë e motit të keq që ka prekur Greqinë dhe gjithë rajonin këto ditë. Qytete të ndryshme në Greqi u përballën me stuhi të forta, përmbytje e rrëshqitje dheu. Ndër vendet më të prekura ishtë ishulli i Evias, i cili pas zjarreve massive të kësaj vere, tani po përballet me përmbytje të shumta.