Një sherr mes dy punonjësve ka ndodhur në Ndërmarrjen e Ujësjellësit Gjirokastër. Mësohet se konflikti ka ndodhur mes drejtorit të Ujërave për Zonat rurale, Bashkim Tola dhe vartësit të tij (përgjegjës) për ujësjellësin rural Engjell Imeraj. Pas debateve konflikti ka agravuar edhe në dhunë fizike, ndërsa Bashkim Tola raportohet se ka bërë kallëzim ndaj vartësit të tij Ëngjëll Imeraj. Motivet e sherrit banal janë ende të paqarta, por mësohet se lidhet me një konflikt personal të nisur kohë më parë. Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve ndërkohë ka marrë masën e pezullimit të përkohshëm nga puna të Engjëll Imerajt deri në sqarimin e plotë të ngjarjes. Bashkim Tola ka qenë më parë edhe drejtor i Ndërmarrjes së Ujësjellësit, në kohën kur bashkia drejtohej nga Zamira Rami.
©argjiroja.net