• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

U tha se ishte në Ksamil me disa djem, reagon Ministrja Balluku

22/07/2020
U tha se ishte në Ksamil me disa djem, reagon Ministrja Balluku

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, reagoi me një status në rrjetet sociale për një lajm të publikuar në disa media që pretendonin se ishte fotografuar ajo duke bërë plazh në Ksamil. Balluku e quan shpifje lajmin dhe sqaron se gruaja e fotografuar nuk është ajo, pasi ndodhet në Tiranë. Po ashtu ministrja shprehet se ky është një rast kur nevojitej ligji antishpifje, ndërsa tekstin e videos e cilëson “më të neveritshëm se vetë cirku prodhues”.

“Ja pse duhet ligji antishpifje. Sot nuk do të bëja status, por padi për ata që marrin fotot e të tjerëve dhe i pagëzojnë me emrin tënd, pa e vrarë mendjen se sa thellë janë zhytur në gënjeshtra e poshtërime, pa e vrarë mendjen se si merr fotot e një personi tjetër dhe e pagëzon si t’i dojë kokrra e qejfit, për t’i rënë atij apo këtij ministri që s’të vjen pas fijes, apo sepse thjesht je mercenar. Merruni me punën tonë, pasi kritikat përmirësojnë çdo kënd. Merruni me punën & jo me trillime të ulta.Merruni me punën dhe jo me falsifikim lajmi, se ruajna Zot çfarë duhet të presim tani që morët dhe fotot e të tjerëve dhe i pagëzuat me emrat tanë”, shkruan ndër të tjerash Balluku.
Deklarata:

Ka kohë që rezulton se nëse merresh me politikë apo je pjesë e ekzekutivit, duhet të durosh lloj lloj ofendimesh, nga lloj lloj mercenarësh, të cilët nuk bëjnë më as dallimin mes goditjeve profesionale, të cilat janë të mirëpritura, dhe goditjeve të ndyra personale, gënjeshtra e trillime, që realisht pyes veten deri ku arrin kjo mënxyrë. Kam muaj që as denjoj t`i përgjigjem cirkut, por sot kaloi çdo limit.

Sot pashë një video dhe disa foto të një gruaje të panjohur, të cilën e kishin pagëzuar Belinda Balluku. Gruaja e panjohur nuk bënte ndonjë gjë të çuditshme, por teksti shoqërues i pagëzimit të së panjohurës si Belinda Balluku, ishte më i neveritshëm se vetë cirku prodhues. Ku janë limitet e dhunës verbale? Ku janë limitet e shpifjes ndaj personave publik, të cilët mbi të gjitha janë njerëz? Unë jam nënë e dy fëmijëve nga të cilët nuk ndahem asnjë ditë, jam bijë e jam motër. Keni motra në shtëpi ju të cirkut? Po nëna e gra keni? Si do ndihej fëmija juaj nëse gruan tuaj do e përgojonte çdo mercenar i paepur, ndërkohë që nënën e kishte në shtëpi dhe jo në Ksamil?

Ja pse duhet ligji antishpifje. Sot nuk do të bëja status, por padi për ata që marrin fotot e të tjerëve dhe i pagëzojnë me emrin tënd, pa e vrarë mendjen se sa thellë janë zhytur në gënjeshtra e poshtërime, pa e vrarë mendjen se si merr fotot e një personi tjetër dhe e pagëzon si t’i dojë kokrra e qejfit, për t’i rënë atij apo këtij ministri që s’të vjen pas fijes, apo sepse thjesht je mercenar. Merruni me punën tonë, pasi kritikat përmirësojnë çdo kënd. Merruni me punën & jo me trillime të ulta.Merruni me punën dhe jo me falsifikim lajmi, se ruajna Zot çfarë duhet të presim tani që morët dhe fotot e të tjerëve dhe i pagëzuat me emrat tanë.Uroj 1 ditë të ndjeni mërzinë & indinjatën që ndjejnë fëmijët e mi sa herë ju gënjeni për nënën e tyre, se ndoshta atëherë do kuptoni që mund të punoni & ju pa shpërndarë shpifje e trillime.Mund të punoni & ju si qënie normale & jo si vjellës vreri të nxitur nga çdo lloj interesi.1 njeri i mençur thotë: mos fajëso kllounin që është klloun, por fajëso veten që ndjek cirkun.Dhe unë se ndjek kurrë, por & cirku duhet të ketë ndonjë parim të fundmë, që sot e shkeli & atë.

Related Posts

Gruaja e Labinot Rexhës sqaron publikisht spekulimet që qarkulluan për fëmijë jashtë martese!
Paparazzi

Gruaja e Labinot Rexhës sqaron publikisht spekulimet që qarkulluan për fëmijë jashtë martese!

12/01/2026
Alketa Vejsiu dhe Ledion Liço bëhen bashkë, çfarë do të ndodhë nesër?
Paparazzi

Alketa Vejsiu dhe Ledion Liço bëhen bashkë, çfarë do të ndodhë nesër?

12/01/2026
“Dua të martohem me ty’/ Partnerja i propozon Bleros, ja reagimi i tij
Paparazzi

Blero kurorëzon sonte martesën e tij të tretë!

12/01/2026
Alba Pollozhani shpërthen në lot për shkak të afrimitetit të Dolces me Limin
Paparazzi

Alba Pollozhani shpërthen në lot për shkak të afrimitetit të Dolces me Limin

12/01/2026
E trishtë! Shkurte Gashi humb babain: Ishe forca ime!
Paparazzi

E trishtë! Shkurte Gashi humb babain: Ishe forca ime!

12/01/2026
Endri thyen për herë të parë heshtjen për Benitën
Paparazzi

Endri thyen për herë të parë heshtjen për Benitën

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gruaja e Labinot Rexhës sqaron publikisht spekulimet që qarkulluan për fëmijë jashtë martese!

Gruaja e Labinot Rexhës sqaron publikisht spekulimet që qarkulluan për fëmijë jashtë martese!

12/01/2026
Alketa Vejsiu dhe Ledion Liço bëhen bashkë, çfarë do të ndodhë nesër?

Alketa Vejsiu dhe Ledion Liço bëhen bashkë, çfarë do të ndodhë nesër?

12/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al