Kryetari i Kuvendit edhe për 8 ditë, Gramoz Ruçi, i cili 3 muaj më parë paralajmëroi se do t’i japë fund angazhimit të tij 30-vjeçar në politikë, është parë sot të marrë pjesë sot në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste. Ruçi është fotografuar teksa po hynte ambientet e Pallatit të Kongreseve, në shoqërinë edhe të anëtarë të tjerë të Asamblesë së PS.